Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg

Shko poshtë

Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg Empty Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg

Mesazh nga Haris Fri Oct 17, 2008 9:05 am

Edhe pse tregu i shfletuesve të internetit është larg një beteje të ashpër, Internet Explorer nga Microsoft edhe më tutje është sundimtar i papërkulshëm. Mirëpo gjërat edhe në këtë industri interesante për ne po ndryshojnë.Ekspertët e kompanisë Net Applications, më saktësisht filiali i cili merret me produkte apo shërbime të caktuara në treg, çdo muaj raporton mbi ndryshimet të cilat ndodhin. Muajin e kaluar, kanë shënuar trendin e rënies së pjesëmarrjes së Internet Explorerit, mirëpo gjithashtu edhe të Firefoxit.

Sipas të dhënave të Net Applications për muajin shtator, Internet Explorer ka humbur edhe 0.63 për qind shtesë të pjesëmarrjes në krahasim me të dhënat e muajit të mëhershëm, mirëpo ende gjendet në vendin e parë me 71.52 për qind të pjesëmarrjes. Sigurisht në vendin e dyte gjendet Firefox me 19.46 për qind të pjesëmarrjes në treg, mirëpo edhe ky shfletues interneti ka shënuar rënie prej 0.22 për qind në raport me të dhënat e muajit gusht.
Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg Shfletuesit
Rritje të pjesëmarrjes ka shënuar Apple Safari, dhe atë për 0.28 për qind, derisa ende gjendet në vendin e tretë të shfletuesve më të përdorur të internetit me 6.65 për qind të pjesëmarrjes. Rritje ka shënuar edhe Opera të cilës rritja prej 0.07 për qind i ka mundësuar që të zë vendin e pestë me 0.69 të pjesëmarrjes.

Vendi i katërt mbetet i rezervuar për risinë e kësaj liste, Google Chrome, i cili sipas të dhënave të Net Applications ka 0.78 për qind të pjesëmarrjes, mirëpo gjithashtu shënon rënie, dhe atë për më shumë se një për qind
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg Left_bar_bleue20/40Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi