CPU-të më të mirë në treg
Faqja 1 e 1 • Share •
CPU-të më të mirë në treg

Në qendër të vëmendjes sonë këtë muaj ka qenë tregu i procesorëve në Shqipëri, me të gjithë të veçantat që shfaq. Në tërësinë e tij, tregu shqiptar i këtij lloj produkti është paksa i mangët sa i përket linjës së performacës së lartë, siç janë procesorët katërbërthamësh. Në listën tonë këtë kriter e përmbush vetëm një model AMD dhe mungesa e liderit të tregut Intel për këtë segment produktesh është një kufizim i madh për të gjithë të interesuarit. Çmimet janë relativisht normalë, duke reflektuar prirjet botërore në norma të pranueshme fitimi. Sugjerimi ynë për të gjithë lexuesit është se kërkesat e kohës imponojnë parametra që s’mund të arrihen nga procesorët e lirë njëbërthamësh, prandaj migrimi drejt atyre me dy ose katër bërthama është një domosdoshmëri. Mungesën e ofertës mund ta kompesoni duke shfrytëzuar tregtinë online në faqe tilla si eBay apo amazon.com.

Admin- Admin
- Numri i postimeve : 151
Age : 23
Registration date : 10/10/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi