Internet Explorer 8 i gatshëm për gjykimin tuaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Internet Explorer 8 i gatshëm për gjykimin tuaj

Mesazh nga Haris prej Tue Jan 27, 2009 9:27 pm


Internet Explorer 8 i gatshëm për gjykimin tuaj
Edhe pse ende nuk është në versionin final, Internet Explorer 8 është në dispozicion të publikut në formën e paraqitjes RC1 (release candidate), e nëse mund tu besohet pohimeve nga tabori zyrtar i Microsoftit, versioni final i këtij shfletuesi nuk do të dallojë shumë nga versioni aktual në dispozicion.

Me versionin më të ri të Internet Explorer, Microsoft planifikon të kthej pjesët e tregut të cilat gjatë disa muajve të fundit është duke i humbur pandërprerë.

Në versionin e ri të këtij shfletuesi të internetit Microsoft ka integruar opsionin e ashtuquajtur “shfletim privat”, ka përmirësuar sigurinë e shfletuesit dhe atë me integrimin e filtrave për ekzekutim të skripteve në faqe të internetit dhe me shtojca të ngjashme, derisa vet shfletuesi është më i shpejtë në punë.

Versionin e ri të Internet Explorer 8 për Windows XP apo Vista mund ta shkarkoni nga kjo adresë, derisa përdoruesit e versionit eksperimental të Windows 7 do të duhet të presin edhe pak.
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 24
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi