Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IPKO tejkalon parashikimet me televizion digjital kabllor

Shko poshtë

IPKO tejkalon parashikimet me televizion digjital kabllor Empty IPKO tejkalon parashikimet me televizion digjital kabllor

Mesazh nga b3saR Sat Apr 04, 2009 3:13 am

Interesimi i qytetarëve për shërbimin e televizionit kabllor digjital të Kompanisë Telekomunikues IPKO në bashkëpunim me platformën shqiptare DigitAlb, ka tejkaluar të gjitha parashikimet e kompanisë për kërkesën e tregut, duke arritur shifrën prej 20 mije klientëve në territorin e Prishtinës.
Deri ne fund të ditës së sotme dhe për më pak së 3 javë prej se është lansuar kjo ofertë, IPKO do të arrijë të shesë rreth 20 mijë resivera digjital dhe karta SMART, përmes të cilave konsumatorët mund të shikojnë programet më të mira dhe sinjalin më kualitativ televiziv digjital që ofrohet në Kosovë.

IPKO lansoi shërbimin televiziv kabllor digjital për rajonin e Prishtinës, ku përfshihen edhe Fushë Kosova, Ajvalia dhe Graçanica, me 15 mars.

Interesimi i madh i konsumatorëve për shërbimin kabllor digjital të IPKO ka ndikuar që sasia e parë resiverave digjital të shpenzohet në tërësi deri në fund të ditës së premte, shumë më shpejtë se çfarëdo prognoze e deritashme e kërkesë së tregut.

IPKO tashmë ka bërë porosinë e re të resiverave dhe kartave SMART dhe ato pritet të arrijnë në Kosovë për një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundshme.

Deri në arritjen e sasisë së re të resiverëve dhe kartelave SMART, IPKO ka vendosur që të rikthejë në platformën analoge në rajonin e Prishtinës, Fushë Kosovës, Ajvalisë dhe Gracanicës një pjesë të kanaleve televizive.

Kanalet televizive që do të rikthehen në transmetim në platformën analoge deri në arritjen e porosisë së re të resiverave digjital janë: RTK, KTV, RTV21, Top Channel, Top News, Klan Kosova, Klan TV, Alsat.

Oferta televizive digjitale e IPKO përmban kanalet kryesore te filmave, programeve për fëmijë dhe informacionit të platformës DigitAlb, kanalet sportive të SuperSport si dhe një përzgjedhje të televizioneve ndërkombëtare dhe lokale.

Oferta digjitale e IPKO përmban tri pako ku bëjnë pjesë: pakoja Familjare, pakoja e Sportit dhe pakoja Premium e cila përmban të gjitha kanalet televizive digjitale që ofrohen në treg.

IPKO ka filluar me platformën digjitale kabllore me oferta promovuese fillimisht në rajonin e Prishtinë, por ajo do të zgjerohet hap pas hapi edhe ne qytetet tjera të Kosovës.

b3saR
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 32
Age : 31
Registration date : 19/12/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi