10 kanale të reja në Ipko Cable TV

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

10 kanale të reja në Ipko Cable TV

Mesazh nga Haris prej Sun Nov 02, 2008 4:06 pm


Nga data 1 nëntor, klientët e rrjetit televiziv kabllor të IPKO-s do të kenë mundësinë që të informohen dhe argëtohen përmes 10 kanaleve të reja televizive ndërkombëtare.

Dhjetë kanale të reja televizive ndërkombëtare të lajmeve, argëtimit, muzikës dhe programeve për fëmije do t’i shtohen ofertës televizive të rrjetit kabllor televiziv të IPKO (IPKO Cable TV) nga data 1 nëntor, bëhet e ditur në një komunikatë të kësaj kompanie.

Shtimi i këtyre kanaleve pasuron ofertën kabllore të IPKO në 29 kanale televizive, shumica prej të cilave transmetohen ekskluzivisht përmes rrjetit të IPKO-s.

Kanalet e reja që klientët e rrjetit kabllor të IPKO do të mund ti shikojnë nga 1 nëntori janë: BBC, CNN, Cartoon Network, MTV, Rai Uno, Rai Due, VH1, Fashion TV, Travel Channel dhe Rai News 24.

Këto kanale të reja po i shtohen atyre të transmetuara deri më tani që janë: IPKO TV, RTK, KTV, RTV21, 21 Plus, 21 popullore, Rrokum TV, Top Channel, Top Neës, Klan, Top News, My Music, Explorer 1, Explorer 2, Explorer 3, Alsat, Alsat M, Folk + dhe ON TV.

IPKO, po ashtu ka rikonfirmuar synimin e tij për të avancuar në aspektin teknologjik rrjetin kabllor televiziv përmes transmetimit digjital. DigitalTV nga IPKO do të ofrojë tek konsumatoret sinjal televiziv si dhe pamje shumë me kualitative së bashku me një ofertë më të gjerë programore përfshirë këtu edhe ofertën e plotë programore të Digitalb.

Implementimi i transmetimit digjital pritet të filloj në fund të këtij viti.
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 25
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi