Po vjen Lulin, “Kometa e gjelbër”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Po vjen Lulin, “Kometa e gjelbër”

Mesazh nga Benjamin prej Tue Mar 10, 2009 8:49 am


Kometën Lulin pra do të kenë mundësi ta shohin te gjithë qytetaret e Kosovës dhe mbarë Universi, kometë e cila disi na ka zënë në një surprizë krejtësisht mahnitëse...
Ditët në vijim te muajit shkurt do të jen spektakulare për atë që e donë qiellin me yje sepse këto ditë kometa Lulin do të duket edhe pa anën e ndonjë teleskopi apo dylbive.

Tani e njohur edhe me nofkën "komete e gjelbër" për shkak të ngjyrës së gazit që liron, siç edhe duket në këtë foton e bukur të cilën e ka bërë astronomi italian Paolo Candy. Jemi duke folur pra për kometën Lulin e cila u zbulua ne vitin 2007 gjatë një kolaborimi të astronomëve kinez dhe atyre te Tajvanit, që tashmë është duke ju afruar planetit tonë Tokës. "Siosfera" e 24 shkurtit 2009 do të jetë dita kur kometa Lulin do ti afrohet Tokës më se shumti me një largësi prej 60 milion kilometrash. Këtyre ditëve do ta arri një ndriçim të mrekullueshëm me 4a deri në 5a magnitudë dhe kështu që do të na mundësohet ta shikojmë pa anën e teleskopit apo dylbive por vetëm me shikimin e syrit.

Askush nga astronomët dhe astrofizicientët nuk jep një shpjegim përse Lulin është hera e parë që viziton sistemin tonë diellor dhe në njëfarë mënyre askush nuk din edhe si ta trajton një ngjarje te tillë. Pra këtu do të këtë vend edhe për ndonjë surprizë të mundshme. Kjo komet supozohet se përmban sianogjen një gaz që është shumë i shpeshtë po thuaj se ne të gjitha kometat e njohura deri më tani si dhe biatomik të karbonit. Që të dyja këto substanca së bashku me ndriçimin e Diellit japin një shkëlqim të gjelbër kësaj komete. Për ta par tashmë duhet shikuar tek horizonti qiellor në mesi e yjeve plejadë të Peshores.

Kometën Lulin pra do të kenë mundësi ta shohin te gjithë qytetaret e Kosovës dhe mbarë Universi, kometë e cila disi na ka zënë në një surprizë krejtësisht mahnitëse për të mos than të çuditshme, por siç mësohet nga eksperienca në astronomi duhet të ketë gatishmëri për çdo befasi të mundur. E falënderojmë Zotin e madh që do të na e mundësoj shikimin e kësaj mrekullie të tij. Sa herë që shikojmë këto mrekulli të panumërta të tij neve si besimtar na rritet imani edhe më shumë.

Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 23
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi