Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bolton lëviz nga vendi i fundit

Shko poshtë

Bolton lëviz nga vendi i fundit Empty Bolton lëviz nga vendi i fundit

Mesazh nga Safir Sun Nov 02, 2008 1:01 pm

Skuadra e Bolton Wanderers ka shënuar fitore të pastër 2-0 kundër pasanikëve të Manchester Cityt të cilët ishin të paaftë ta mposhtnin portierin Jaaskeleinen.

Fitorja e vendasve u vendos në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa deri atëherë ishte gjithçka e barabartë dhe asnjëra skuadër nuk kishte shënuar.

Golin e epërsisë për Bolton e shënoi i inkuadruari në pjesën e dytë, Ricardo Gardner (76’) duke çuar në këmbë të gjithët tifozët të cilët kishin parë vetëm një fitore të skuadrës së tyre në shtëpi.

Fitoren e dytë të Bolton në shtëpi dhe të tretën në përgjithësi të këtij sezoni e vendosi një autogol i shënuar nga Dunne (88’).

Me këtë fitore Bolton largohet nga fundi i tabelës dhe tashmë ka 11 pikë, aq sa kanë edhe Fulham, Wigan dhe WBA, ndërkohë nën to gjenden Tottenham dhe Newcastle që kanë nga nëntë pikë, megjithatë Neecastle ka një lojë më pak të cilën e zhvillon nesër kundër Aston Villas.

Safir
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 27
Age : 30
Registration date : 23/10/2008

http://www.djelmoshaterezikshem.piczo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi