Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgatitjet e fundit për Kuran Fest 2008

Shko poshtë

Përgatitjet e fundit për Kuran Fest 2008 Empty Përgatitjet e fundit për Kuran Fest 2008

Mesazh nga enes Fri Oct 24, 2008 9:54 am

Përgatitjet e fundit për Kuran Fest 2008 1817

Vitin e kaluar, kur për herë të parë u organizua gara në lexim të Kuranit, "Kuran Fest" ishte organizuar vetëm në nivel kombëtar. Por, organizatorët qysh atëherë paralajmëruan se edicioni i dytë i Kuran Fest-it do të jetë në nivel të shtetve të Ballkanit dhe se tradita do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme.

Në edicionin e parë të Kuran Fest-it ishin paraqitur 25 konkurrues ku nga mesi i tyre vetëm 12 më të mirët fituan të drejtën për të marrë pjesë në natën finale. Fituesi i parë i këtij manifestimi u shpall Salih Beqiri nga Vitia i cili u shpërblye me një udhëtim falas për në Haxhxh. Organizimi teknik i "Kuran Fest 2007" ishte shumë në nivel. Zërimi korrekt dhe paraqitja vizuale e përkthimeve të ajeteve Kuranore që lexoheshin nga garuesit dhuruan qaste të këndshme të githë pjesëmarrësve që gjendeshin në sallën e shtëpisë së kulturës në Prizren. Shpresojmë se edhe sivjet përgatitja teknike do të jenë në nivel, së paku ashtu siq ishte vitin e kaluar.

"Deri më tani janë paraqitur disa konkurrues nga Kosova dhe Maqedonia, ndërsa interesimin për pjesëmarrje në këtë garë kanë shprehur edhe disa lexues nga Shqipëria dhe Bosna, të cilët pritet së shpejti t'i dërgojnë inqizimet e tyre" – deklaroi hfz. Faton Bytyqi, anëtar i Këshillit Organizues dhe vazhdoi: "Shpërblimet për edicionin e dytë të Kuran Fest-it janë: 500 Euro për fituesin e vendit të parë, 300 për të dytin dhe 200 për vendin e tretë. Të gjithë pjesëmarrësit do të shpërblehen edhe me dhurata të tjera, si: CD, libra dhe rekuizita".

Për të gjithë ata që dëshirojnë të konkurrojnë në këtë garë, nuk ka mbetur shumë kohë, pasi konkursi përfundon të dielen më 26 Tetor. Ditën e nesërme në faqen zyrtare të Kuran Fest-it www.kuranfest.com do të publikohen emrat e atyre që do të garojnë në natën finale më 1 Nëntor në ora 19:00 në sallën e Hotel Therandës në Prizren.
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi