Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koha për xhami në Slloveni

Shko poshtë

Koha për xhami në Slloveni Empty Koha për xhami në Slloveni

Mesazh nga enes Fri Oct 24, 2008 9:58 am

Koha për xhami në Slloveni 7798

"Komuna e Lubjanës ka dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë si dhe ka dhënë vendin në zemër të qytetit për një çmim prej 4.6 milion Eurosh," thotë Nexhad Grabus, Myftiu i Sllovenisë për IOL.

"Mirëpo ne duhet të mbledhim këtë shumë parash para fundit të vitit," thotë ai.

Muslimanët Slloven filluan më fushatën për grumbullimin e parave para disa muajve, duke filluar me bashkësinë e tyre.

Ata organizuan ceremoni për grumbullim të ndihmave gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ku një numër i madh i anëtarëve ofruan kontributet e tyre.

"Ne kemi bërë ftesa për të gjithë bashkësinë tonë muslimane, veçanërisht për tregtarët. Në këtë ceremoni u tubuan më së 500.000 Euro," tha Grabus.


Koha për xhami në Slloveni 7799


Komuna ka dhuruar 5000 Euro si shenjë respekti për komunitetin musliman.

"Deri tani kemi tubuar 700.000 Euro dhe presim që ky numër të arrij 1.000.000 Euro deri në fund të vitit."

Kemi arsye të brengosemi për 3.6 milionët tjera.

Bashkësia Islame e Sllovenisë ka kërkuar ndihmë nga qeveri të ndryshme muslimane dhe organizata ndërkombëtare joqeveritare.

Përveç xhamisë në projekt parashihen të jenë edhe qendra Islame, qendra kulturore, shkolla Islame e para e këtij lloji në këtë shtet si dhe banesa për imamin.

Sllovenia ka rreth 50.000 banorë musliman, apo 2.4 përqind të tërë popullsisë.

Islami është feja e dytë pas asaj Romano-Katolike në këtë shtet Evropian.

Kemi pritur për këtë xhami qe 40 vite, thotë Grabus.

Deri tani gjenden 15 mesxhide ( vende për faljen e namazit ) në tërë Slloveninë, ndërsa dy prej tyre në Lubjanë.
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi