“Koha e Kometës” ose Koha e Inferioritet Shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Koha e Kometës” ose Koha e Inferioritet Shqiptar

Mesazh nga Benjamin prej Mon Oct 13, 2008 5:55 am


Në këtë film regjisori si duket e harron historinë qëllimisht, ose rastësisht kur i përzien traditat tona me ato të serbeve ...





Filmi i regjisorit Fatmir Koçi, "Koha e kometës", na erdhi në Kosovë me po aq zhurmë sa të na vinte një kometë nga universi. Javë më heret u stolisen muret e Kosovës me afishe të filmit, ndërsa mbrëmjen kur u dha premiera çdo gjë kishte marrë formën e solemnitetit madhështor, deri të rrugët e shtruara me tepihë të kuq, bukuroshe qe prisnin e percillnin mysafiret...

"Koha e kometës", trajton temën viteve të turbullta menjëherë pak pas pavarësisë së Shqipërisë. Shestani, një djalosh nga Shqipëria juglindore, dashurohet në Agnesën, një vajzë të cilën babai e detyron të bëhët murgeshë. E tërë ngjarja zhvillohet rreth luftës dhe dashurisë në mes Shestanit dhe Agnesës.

"Time of the comet" është titulli origjinal i filmit shqiptar, që regjisori nuk e ka pare të arsyeshme ta titullojë shqip, sikur filmi nuk ka të bëjë asgjë me shqiptarë, e aq më pak që është prodhim i yni. Një gjë e tillë nuk është vetëm fenomen i shqiptarëve, por ka edhe ndonjë tjetër, që qëllimisht filmin e titullon në një gjuhë të huaj, sepse të tillët janë inferiorë që i takojnë një populli ku u lindën. Fatmir Koçi ndoshta do arsyetohet se këtë e bëri jo nga inferioriteti, por nga se filmin e kishte punuar enkas për publikun amerikan dhe më këtë do e hap rrugën për Holivud. Si do që të jetë jam i bindur se titulli i librit të Ismail Kadaresë « Viti i mbrapshtë » do të ishte më i përshtatshëm. Inferioriteti i regjisorit duket edhe në prapavijen e afishit të filmit ku emërtimet e vendeve tona, si Fushë Kosova, Lypjan, shenohen në gjuhen serbishte. Regjisori do të na arsyetohet se ishte shërbyer nga arkivat historike, por në fakt në hartat e asaj kohe kishte harta tjera ku nuk shkruhej vetëm me gjuhën serbishte, ashtu siç na paraqitët sot ne në pllakatën e filmit "Time of the comet".

Çuditërisht, tërë shtypin e mashtruan organizatorët, duke thënë se premiera në Prishtinë ishte premierë botërore! Premierë botërore do të thotë kur filmi në të njejtën ditë shfaqët në shumicën e kryeqytetetve të botës si Paris,Londër, N.York... Mediat bëjnë edhe llapsuse tjera kur Blerim Destanin e quajnë aktor botëror e aktorin e Hoilivudit Ralf Milerin si te mos ekzsitonte hiç.



Ndërtimi arkitektural

Në fakt filmi e ka lajtmotivin, por nuk e ka ndërtimin dhe thurrjen e ngjarjës, edhe pse çdo gjë duket e ndërtuar. Shikuesi e ka bindjen se po e dëgjon një përrallë për të cilë në fund të filmit nuk din si ta rrefen. Në film ekzistojnë katër shtyllat që duhet ta sigurojnë tërësinë filmike, por këto shtylla janë të pa përpunuara dhe secila është e shkapërderdhur. Në këtë film nuk ka personazh pozitivë, sepse të gjithë janë pozitivë, siç nuk ka negativë nga se të gjithë janë poashtu negativë. Mosndertimi i personazhve protagoniste dhe antagoniste filmit ia humb dramacitetitn, sepse heronjt nuk kanë me kend të bëjnë dialog për të krijuar befasi e dramacitet.

Koncepti regjisorial

Hapja e filmit bëhët në formën klasike. Narratori na njofton shkurtimisht mbi historinë e shqiptarëve që ishin të sunduar nga Perandoria Otomane. Narratori do na paraqitët here pas here për t'i sqaruar shikuesit ato që regjisori nuk ka mundësi të na i jep përmes imazheve filmike. Paraqitja e narratorit është aq dobët dhe aq neveritëse sa që mënjëherë do krijojmë përshtypjën se edhe filmi do të jetë i dobët. Dobësia nuk qëndron në atë se narracioni ishte në gegërishte, por ne fakt zëri i narratorit ishte një zë i gjysmë i shterrur, që nxirrej duke lënë pas një vrazhdësi që të vriste veshin. Kudo në botë teksti filmik lexohet nga aktorët më në zë, sepse ai zë të përfiton e të fut në rrëfimin e metutjeshëm.

Qe në minutin e parë, Shestani pa asnjë arsye e merrë armën e tij dhe shokëve u thotë ta shoqëronin për në luftë. Regjisori nuk e sheh të arsyeshme se pakut që më parë ta përgatit publikun së djaloshi dëshirojë të shkojë në luftë, por luftë nuk ka askund. Përgatitja e atmosferës bëhët permes dialogut, i cili poashtu sherben si mjet për te treguar se ç'po ndodh dhe çka do të ndodhë. Djlëria nisën për të luftuar, pa e ditur armikun, pa e ditur qëllimin, pa asnjë objektiv, sikur të ishin të çmendur, por ata në asnjë çast nuk na dalin të çmendur. Ata nuk janë as aventurierë e as banda të organizuara, qoftë për përfitime përsonale , qoftë për të mirën e atdheut, por as të çmendur. Regjisorit nuk i ka shkuar ndërmend që të krijojë karakterin psikologjik të asnjërit nga personazhet. Këta nuk janë të humbur në kohë e as në hapësirë, sepse i takojnë një populli , një kohe dhe një hapësire kohore.

Në këtë film regjisori si duket e harron historinë qëllimisht, ose rastësisht kur i përzien traditat tona me ato të serbeve, e madje flet për kufirin ne mes maqedonasëve dhe shqiptarëve, kur dihet se Maqedonia ishte një shpikje e Titos e jo e vitëve kur bëhët fjalë në film. Fatmir Koçit i shkon ndermend t'ia kalon Titos dhe e krijon shtetin e Maqedonisë. Sipas regjisorit, dallimi ne mes muzikës shqiptare dhe te popullit sllav nuk ka asnjë dallim, në një anë shqiptarët vallzojnë e në anën tjetër maqedonët me të njejten muzikë, me pak dallim apo hiç. Qe nga fillimi e deri ne fund, shumica e aktorëve tanë vrapojnë dhe marrin poza pompoze, duke ia përkujtuar brendësisë se tyre shpirtërore se janë duke luajtur ne film dhe si do të duken para të dashurave te tyre.

Interpretimi

Pavarësisht që regjisori nuk është kujdesur për karakterin dhe luftën psikologjike të brendshme të përsonazhëve, vlen të thekësohet se në ketë film disa aktorë me përvojë janë ata që e kanë dhënë maksimumin e tyre. Ndër aktorët që duhet permendur janë: Çun Lajçi në rolin e Kush Babaj, Tomas Hajnce (Mbretit Vid) , Ralf Moeller dhe Blerim Gjoci.

Çun Lajçi në këtë film na jep një lojë shumë të natyrshme. Aktori Lajçi duket se e ka punuar rolin e tij shumë seriozisht. Çuni hyn thellë në shpirtin e përsonazhit dhe shndërrohet i tëri në Kush Babaj. Levizjet e aktorit Lajçi janë të matura, janë në harmoni të plotë me atë që e thotë e më atë që në heshtje e mendon. Shikimi i tij është në përputhje më atë që aktori e mendon në brendësi të shpirtit, siç është rasti kur ai më interesim e shikon djaloshin duke u pastruar në lum.

Aktori Blerim Gjoci, në rolin e një përkthyeesi , edhepse paraqitët më një rol jo aq të rëndësishëm, arrrin që të jep kreacion artistik. Blerim Gjoci kësaj radhe nuk na jep lojë artificiale, por një lojë shumë të natyrshme. Gjatë këtij filmi, aktori Blerim Gjoci mishërohet plotësisht me përsonazhin që interpreton.

Maisela Lusha duket se e sforcon vetën për të hyrë në personazhën e saj. Që në fillim ajo duket e ngurrtë, që mendoj se ajo e kishte hendikep mosnjohjen e gjuhës shqipe dhe kjo ishte pengesë që ajo ia kishte ngulitur vetës në kokë. Maisella Lusha kur nuk ka të zhvilloj dialog paraqitet e mrekullueshme, por menjherë posa të këtë dialog, ajo ngurron dhe na del artificiale, pavarësisht që nga brendësia e saj rrezaton padjallëzinë e një voglushes.

Në filmin "Time of the comet", grupi i luftëtarëve të udhëhequr nga Shestani, në interpretim të Blerim Desatnit, në asnjë sekond nuk na paraqitën si luftëtarë, sepse vetë nisja e tyre për në luftë, ecja e tyre, vrapimi ose ikja e tyre janë të paraqitura në mënyrë teatrale. Në sy të këtyre "luftëtarëve", në ecje të tyre, në rrëmbim të armëve, në bisedat e tyre, në përleshjet e tyre, shikuesi e vëren se këta janë duke luajtur film e jo duke interpretur rolin e vetë. Lehtë vërehet se këta, deri sa kamera punon, në të njejtën kohë e mendojnë vetën si do të dukën kur filmi të shfaqet në kinema.

Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 23
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi