Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fillon shitja e celularit Samsung Epix

Shko poshtë

Fillon shitja e celularit Samsung Epix Empty Fillon shitja e celularit Samsung Epix

Mesazh nga Emir Thu Oct 23, 2008 10:51 am

Fillon shitja e celularit Samsung Epix F.1023021459923_m

Epix nga ana e jashtme duket pothuajse identik me modelin BlackJack II i cili po ashtu është nga kompania Samsung, por shtëpiza e njëjtë fsheh risi të mëdha. Shitja tani për tani ka filluar vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shpresojmë që shumë shpejt të arrijë edhe në Evropë.
Risia në Samsung Epix është ekrani i ndjeshëm në prekje. Diagonalja e ekranit është 2.5 inç, që lehtëson prekjen në vendet e dëshiruara, derisa Samsung për ata më gishta më të mëdhenj ka shtuar edhe lapsin stylus. Shtojcë për ekranin e ndjeshëm në prekje është edhe miu optik, me të cilin ky celular shndërrohet në një kompjuter të vërtetë të vogël – së paku për mundësitë e futjes së dhënave. Nuk guxojmë të harrojmë se ky telefon ka tastierë të plotë QWERTY.

Miu optik është vendosur në mes të tasteve Start e OK, mu në mesin e telefonit, derisa ai funksionon në atë mënyrë që mbi sensor kalohet me gisht, që pajisjen e kthen në lëvizje të kursorit në ekran. Parimi i punës është shumë i ngjashëm me atë të trackpoint-it në laptopë.

Sistemi operativ i këtij celulari është Windows Mobile 6.1 Professional Edition. Pajisja është përgatitur për rrjetet GSM dhe ofron lidhje të mira shtesë si HSDPA, WiFi e Bluetooth si dhe pranuesin A-GPS.

Telefonin tani për tani e shet vetëm rrjeti celular amerikan AT&T, e shpresojmë që shumë shpejt do të fillojë shitjen në mbarë botën.

www.samsungmobile.com
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi