Hulu fillon punën, por jo edhe për evropianët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hulu fillon punën, por jo edhe për evropianët

Mesazh nga H-king prej Wed Oct 22, 2008 3:38 am



Hulu, projekti i përbashkët i gjigantëve medial NBC dhe News Corp, i cili sjell episode pa pagesë të serialeve të njohura televizive në internet, ka filluar punën e tij. Fatkeqësisht, për ne të cilët jetojmë jashtë SHBA-së kjo nuk do të thotë asgjë, pasi që asnjë prej video materialeve nuk punon.

“Simpsons”, “Saturday Night Live”, “Family Guy”, “Ice Age” – të gjitha këto janë titujt e serialeve, filmave dhe emisioneve të cilat evropianët nuk do të mund t’i shohim në Hulu.com. Në fakt, për shkak të situatës me të drejtat e autorit në këtë video-portal ata punojnë vetëm me vizitorët nga SHBA-të.

Kjo është një prej atyre situatave kur njeri pyet se si është e mundur kjo; lënë anash ligjet dhe rregulloret, nëse NBC dhe News Corp nuk mund të sigurojnë të drejtat për të gjitha shtetet e botës, atëherë diçka nuk është në rregull me krejt sistemin. Sidoqoftë, nga ne nuk do të merr notë pozitive.

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 22
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi