Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shala: Vitin e ardhshëm Kosova do të anëtarësohet në FMN dhe BB

Shko poshtë

Shala: Vitin e ardhshëm Kosova do të anëtarësohet në FMN dhe BB Empty Shala: Vitin e ardhshëm Kosova do të anëtarësohet në FMN dhe BB

Mesazh nga Admin Wed Oct 22, 2008 2:37 pm

Shala: Vitin e ardhshëm Kosova do të anëtarësohet në FMN dhe BB 7779
Së shpejti pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes me Arabinë Saudite në vlerë prej 50 milionë eurosh.


Në pranverë të vitit të ardhshëm Kosova do të anëtarësohet në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Kështu tha ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, në një konferencë për media me guvernatorin e bankës qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, pas kthimit nga vizita në Uashington, ku morën pjesë në punimet e konferencës vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në rolin e vëzhguesit.

Pjesëmarrjen në konferencën vjetore të Fondit Monetar ndërkombëtarë dhe bankës botërore, zyrtarët kosovarë e kanë vlerësuar historike për vendin tonë. Ministri Shala tha se gjatë vizitës në Uashington, ata kanë zhvilluar takim me drejtuesit e këtyre dy institucioneve financiare, me të cilët kanë diskutuar procedurat e anëtarësimit. Ai theksoi se procesi i anëtarësimit është duke ecur sipas planit, dhe deri në fund të nëntorit një komitet i anëtarësimit i FMN-së, do të paraqesë kuotën e aksioneve të Kosovës në përputhje me fuqinë ekonomike të Kosovës. Vendimi i atij komiteti do t'i paraqitet qeverisë së Kosovë dhe më pas parlamentit për miratim, tha Shala.

Gjatë vizitës në SHBA, delegacioni nga Kosova ka zhvilluar takime shumta, si në Departament të Shtetit, po ashtu me ministra të financave të shumë vendeve të Evropës dhe botës. Shala tha se së shpejti pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes me Arabinë Saudite në vlerë prej 50 milionë eurosh, ndihmë e zotuar në konferencën e donatorëve për Kosovën. Por, anëtarësimi në FMN sjell edhe obligime për shlyerjen e borxheve të Kosovës ndaj institucioneve financiare. Ministri Shala tha se janë zotuar për shlyerjen e të gjitha obligimeve, por për këtë ka filluar edhe ndihma ndërkombëtare.

Guvernatori i bankës qendrore, Hashim Rexhepi, tha se anëtarësimi në FMN dhe Bankën botërore do të ndikojë në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, stabilitetin e politikave makroekonomike, dhe në mbështetjen e projekteve zhvillimore:

Kuota e aksioneve të Kosovës në FMN do të caktohet gjatë këtij viti, dhe pritet të jetë afërsisht sikurse e vendeve të rajonit, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të zi, rreth 0.02 apo 0.03.

Delegacioni kosovar gjatë kësaj vizite, ka zhvilluar takim edhe me zyrtarë të agjencisë amerikane për preferenciale ekonomike dhe tregtare me SHBA-të, dhe presin vendim nga kryetari amerikane, që Kosova të fitojë të drejtën e shtetit preferencial për marrëdhënie ekonomike e tregtare me SHBA-të.
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 29
Registration date : 10/10/2008

http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi