Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prioritetet e Naim Tërnavës në mandatin e ri

Shko poshtë

Prioritetet e Naim Tërnavës në mandatin e ri Empty Prioritetet e Naim Tërnavës në mandatin e ri

Mesazh nga Admin Wed Oct 22, 2008 2:32 pm

Prioritetet e Naim Tërnavës në mandatin e ri 1615
Tërnava: "Prioritet në mandatin e ri futja e lëndës fetare në shkolla dhe ndërtimi i Qendrës islame".


Myftiu i rizgjedhur i Kosovës, Naim Tërnava, thotë se prioritet në mandatin e ri do të jetë futja e lëndës fetare në shkollë pasi do të jetë edhe kriter për integrim në BE, si dhe ndërtimi i Qendrës islame në Prishtinë. Në një intervistë për radion Blue Sky, Myftiu Tërnava thotë se Bashkësia Islame do të vazhdojë të lobojë te vendet islamike për njohjen e pavarësisë së Kosovës ndërsa për rezultatin e dobët deri tash fajëson Qeverinë se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Në intervistë Myftiu Tërnava flet edhe për përpjekjet që të ndërtojë marrëdhënie të mira edhe me klerin ortodoks. Ai thotë se në Kosovë nuk do të lejohen tentime të organizimit jashtë institucional të komunitetit mysliman, siç ka tentativa nga disa OJQ, për ta indoktrinuar jo vetëm komunitetin mysliman.

Edhe në këtë rrafsh ai i bënë përgjegjës institucionet e Kosovës që nuk kontrollojnë veprimtarinë e OJQ-ve të ndryshme, ka thënë mes tjerash në intervistën për Radio Blue Sky, Myftiu i rizgjedhur i Kosovës, Mr. Naim Tërnava.
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 29
Registration date : 10/10/2008

http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi