Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naim Tërnava rizgjidhet Myfti i Kosovës

Shko poshtë

Naim Tërnava rizgjidhet Myfti i Kosovës Empty Naim Tërnava rizgjidhet Myfti i Kosovës

Mesazh nga Admin Wed Oct 22, 2008 2:24 pm

Naim Tërnava rizgjidhet Myfti i Kosovës 570
Trupi Zgjedhor i BI të Kosovës rizgjodhi edhe për një mandat pesëvjeçarë Mr. Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës.

Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e sotme rizgjodhi edhe për një mandat pesëvjeçarë Mr. Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës. Po sot Kuvendi i BI të Kosovës në mbledhjen konstituive zgjodhi për kryetar të Kuvendit Dr. Xhabir Hamitin.

Myftiu Naim Tërnava nga Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës që e përbëjnë 54 anëtarë (Trupin Zgjedhorë të BI të Kosovës e përbëjnë 27 anëtarët e Kuvendit të BI të Kosovës, 25 kryetarët e Këshillave vendor të BI, Dekani i FSI dhe drejtori i Medresesë) mori shumicën absolute të votave, 37 sosh kundrejt kundërkandidatit – Dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinë, Dr. Rexhep Boja, që mori 17 vota.

Mbledhja e Trupit Zgjedhor të BI të Kosovës do të vazhdojë pas një jave kur solemnisht do të bëhet inaugurimi i Myftiu dhe anëtarëve të Kryesisë të cilët Myftiu do t'ia propozojë Trupit Zgjedhor për miratim.

Po sot u bë edhe konstituimi i Kuvendit të ri të Bashkësisë Islame të Kosovë për periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

Pas verifikimit të mandateve të kuvendarëve të rinj u bë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Për kryetar të Kuvendit të BI t ë Kosovës u zgjodh delegati nga Fakulteti i Studimeve Islame të Prishtinës, Dr. Xhabir Hamiti, ndërsa për nënkryetar – delegati nga Medreseja e Mesme "Alaudin" e Prishtinës, Fadil Hasani, thuhet në komunikatën për opinion të lëshuar sot nga Shërbimi për informim pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 29
Registration date : 10/10/2008

http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi