Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Munter: EULEX-i të vendoset gjatë javëve në vijim

Shko poshtë

Munter: EULEX-i të vendoset gjatë javëve në vijim Empty Munter: EULEX-i të vendoset gjatë javëve në vijim

Mesazh nga Benjamin Wed Oct 22, 2008 10:56 am

Munter: EULEX-i të vendoset gjatë javëve në vijim 7413
Munter ka deklaruar të premten se nuk e di se kur do të vendoset misioni i EULEX-it në Kosovë, mirëpo ka shtuar se, "është me rëndësi që një gjë e tillë të ndodhë gjatë disa javëve në vijim, pasi që ky mision do t'i sjellë stabilitet rajonit".

"Shpresojmë se EULEX-i do të vendoset me vullnetin e të gjithëve, duke e kuptuar se ka për qëllim t'i mbrojë të drejtat e të gjithëve, shqiptarëve dhe serbëve, dhe stabilitetin në rajon", ka thënë Munter.

Ai ka thënë se është optimist sa i përket vendosjes së misionit, mirëpo ka shtuar se e ka të vështirë të precizojë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

I pyetur për nismën serbe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin e saj për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, Munter ka thënë se, "e respekton të drejtën e Serbisë për ta kërkuar këtë mendim".

''Ne nuk pajtohemi dhe kemi votuar kundër, sepse mendojmë se nuk është gjë e domosdoshme dhe se statusi i Kosovës është zgjidhur. Mendoj se qeveria e Serbisë e kupton këtë gjë, e kupton qëndrimin tonë, dhe ne e mbështesim Serbinë në përpjekjet e saj për t'u anëtarësuar në BE, sikur edhe shtetet e saj fqinje, përfshirë këtu edhe Kosovën", ka thënë Munter.

Munter ka thënë po ashtu se nuk e di se sa amerikanë do të marrin pjesë në këtë mision, mirëpo ka shtuar se ata do të jenë civilë, pasi që – sipas tij – "i gjithë projekti i EULEX-it bazohet në vendosjen e sundimit të ligjit"./
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Munter: EULEX-i të vendoset gjatë javëve në vijim Left_bar_bleue0/0Munter: EULEX-i të vendoset gjatë javëve në vijim Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi