Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Armend Dallku, optimist për Hungarinë

Shko poshtë

Armend Dallku, optimist për Hungarinë Empty Armend Dallku, optimist për Hungarinë

Mesazh nga Benjamin Tue Oct 21, 2008 11:05 am

E shtunë, 11 Tetor 2008 18:28
Armend Dallku, optimist për Hungarinë 7625
Mungesa e disa futbollistëve kyç të kundërshtarëve ua kanë shtuar "oreksin" futbollistëve të kombëtares shqiptare, të cilët synojnë ta vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive në eliminatoret e Botërorit 2010.



Për sfidën e sotme kundër kuqezinjve, trajneri i përfaqësueses hungareze, Ervin Kuman, duhet të bëjë pa shërbimet e dy lojtarëve kyç të ekipit, portierit Gabor Babosh (i dëmtuar) dhe kapitenit Zoltan Gera (i pezulluar me kartonë).

Këtyre mungesave i shtohet edhe gjendja jo optimale e mesfushorit të Hanoverit, Huszhti, i cili ka probleme në gjurin e majtë dhe prezenca e tij në fushë është në dyshim.

Sipas mbrojtësit Armend Dallku, këto mungesa do të jenë një avantazh i madh për përfaqësuesen e drejtuar nga Ari Han, që nga stadiumi "Ferenc Pushkash" synon të dalë e pamposhtur.

"Mungesat e kundërshtarëve mund të jenë një avantazh për ne, pasi ata (Babosh dhe Gera) janë lider të Hungarisë. Ne shpresojmë edhe te forca e ekipit, ku do të mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t'i arrijmë objektivat tanë. Ashtu si në dy ndeshjet e mëparshme, do të jemi të përqendruar maksimalisht.

Besoj dhe shpresoj se nuk do të pësojmë humbje nga Hungaria", ka thënë Dallku për kosovaren "Express". Momentalisht Shqipëria kryeson Grupin 1 eliminator: me 4 pikë qëndron në mënyrë surprizë përpara Danimarkës dhe Suedisë, për shkak të golavarazhit më të mirë.

Pas kësaj ndeshje, kuqezinjtë udhëtojnë drejt Portugalisë, për t'u përballur me yjet e drejtuar nga Karlos Kueiroz. Luzitanët do të jenë pa Deko, Karvajo,

Manike dhe Simao, mungesa që sipas mbrojtësit 25-vjeçar janë një plus i madh për skuadrën tonë. "Ata janë futbollistë me emër në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, Portugalia ka në radhët e veta edhe futbollistë të tjerë me emër. Ata janë një superfuqi botërore. Nëse nuk humbasim në ndeshjen me Hungarinë, me portugezët do të jemi më të qetë dhe me moral më të lartë".
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Armend Dallku, optimist për Hungarinë Left_bar_bleue0/0Armend Dallku, optimist për Hungarinë Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi