Curri optimist pë sfidën me Hungarinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Curri optimist pë sfidën me Hungarinë

Mesazh nga Benjamin prej Tue Oct 21, 2008 11:01 am

E mërkurë, 08 Tetor 2008 13:45

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Debatik Curri është shprehur optimist për sfidën e së shtunës ndaj Hungarisë, që zhvillohet në Budapest.




Kuqezinjtë ka dy ditë që janë grumbulluar në kryeqytetin hungarez dhe po përgatiten për dy ndeshjet e radhës në kuadër të grupit 1 për kualifikimet e Botërorit 2010, ndaj Hungarisë, më 11 tetor dhe Portugalisë, më 15 tetor. "Kemi ardhur këtu për rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin që t'ia arrijmë këtij qëllimi", ka theksuar mbrojtësi kosovar, Debatik Curri për të përditshmen "Kosova Sot". "Jemi tërësisht të përqendruar në sfidën me hungarezët dhe nuk kemi nevojë për të menduar para kohe për Portugalinë. E dimë se ajo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme dhe do të bëjë bujë të madhe, por neve na mbetet që fillimisht ta kryejmë detyrën si duhet me Hungarinë dhe pastaj të shikojmë tek sfida kundër Ronaldos me shokë", ka shtuar Curri. "Kualifikimi në Botëror? Ende është herët të flasim për synime. Ne do të bëjmë detyrën ndeshje pas ndeshje dhe pastaj do të shohim nëse do të mund të pretendojmë diçka të tillë, ndonëse arkëtimi i pikëve në dy ndeshjet e radhës do të mund t'i hapte rrugë një synimi të tillë", ka nënvizuar Curri. Ndeshja Hungari-Shqipëri do të zhvillohet të shtunën në Budapest, në orën 19:45, derisa katër ditë më pas, kuqezinjtë do të përballen me Portugalinë.

Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 23
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi