Ku shkon o njeri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ku shkon o njeri

Mesazh nga Haris prej Mon Jan 26, 2009 3:54 pm

O NJERI, ti me siguri je kah e perjeton vetmine, braktisjen, shtegtimin tend pa cak e i futur thelle ne padituri e pa shtegdalje ne kerkimin e fshehtesive te pashpjegueshme te jetes sate qe e ke shume afer, por fare pak e njeh e ndonjehere qendron thelle i zhytur ne mendime e ke frike e pasiguri ndaj vetes, rrethit, ndaj jetes, ndaj vdekjes se euditshme e te varrit te pashmangshem qe te pret patjeter ty dhe te gjithe te afermit e tu, o njeri.

O NJERI, nje gje duhesh ta kesh te sigurt, te ditur e te qarte se askush nuk eshte lene krejtesisht pasdore ne vetmi, por edhe askush nuk eshte i humbur plotesisht. Per kete njeri te humbur dhe mbare njerezimin qe e kerkon rrugen e drejte e te vetme te shpetimit. All-llahu i dhuroi Mesimin e Madh e te perjtshem KURANIN FISNIK, ne te cilin All-llahu xh.sh. i dha drite, ia shpalli fshehtesine e vete, ia tregoi qellimin e kesaj jete dhe rrugen e vetme te shpetimit e te lumturise te kesaj bote e te botes tjeter te perjetshme e te pashmangshme per mbare mjerezimin edhe per ty, o shqiptar.

Kete drite te mesimit hyjnor e zbriti All-llahu xh. sh. me nje varg te derguarish te zgjedhur nga mesi i njerezve, nder ta me i dashuri dhe i fundit Muhammedi a. s., qe solli Kureanin si drite dhene njerezimit, si drite ndrieuese e shpetuese per gjetjen e rruges se drejt e te vetme gjer ne fundin e kesaj jete te perkohshme e mashtruese.

Drita e Allahut dhene njerezimit ne Kuranin Fisnik eshte drite mbi drita, qe ndrieon rrugen, jeten dhe shpirtin e njeriut te paditur, te shfrytezuar e te mashtruar, i cili nga shtypja e mjerimi ishte futur thelle ne amoralitet, dehje, genjeshra, vjedhje, mashtrime,kurtha e korrupsion. Ato kohra e deri diku edhe sot e kesaj dite jane kohe te paditurise shpirterore e te shfrytezimit. Ndersa te pasurit e asaj kohe edhe kesaj kohe kane jetuar e jetojne ne begati e jete te shthurur, ku paraja zoteron shpirtin dhe trupin e tyre. Ari per ta eshte bere objekt i adhurimit dhe vlere kryesore njerezore. Keshtu njerezimi kishte rene ne shkallen me te ulet te mireqenies se tij njerezore. Idhujt atehere edhe sot po sundojne shpirterat njerezore. Kudo mbi jeten e njeriut po valojne rete e zeza e te erreta e te zymta mbi horizontet e perpjekjet te njeriut, per teu rikthyer ne vepra te mira, ne virtyte dhe ne nxitje fisnike njerezore. Ne kete kohe lindi ne Arabine Saudite e Muhammedi a.s., si nje yll ndrieues e shpetues per mbar njerezimin. Shpirti i tij madhor ishte i pergatitur te pranonte njohuri te gjera., dije te sigurta, heqjen e perdes se paditurise, qe ishte deshire edhe e Vete All-llahut xh.sh.

Dhe nje nate ne vigjilje te dates 27 te muajit Ramazan para syve te tij vetoi drita vezulluese e Xhibrilit ne shpellen Hira. Shpella e tera u ndreua e se bashku me te u shndrit edhe zemra e te Derguarit a.s. dhe mbare njerezimit me ane te ajeteve e kaptinave kureanore. Ato ishin shpetim per ata qe kerkojne rrugen e shpetimit e te drites shpirterore. Dhe mu per kete All-llahu xh.sh. ia zbriti njerezimit driten e diturise, vee tjerash edhe si njohje te vertetes jetesore e shpirterore. Zoti e di fare mire se me padituri njeriu nuk do te kete fe, komb, atdhe, perparim, por as shkence e mjekesi. Andaj Zoti e urdheron Melekun Xhibril tei drejtohet Muhamedit a.s. me keto fjale:

eLexo, me emrin e Zotit tend, i cili krijoi edo gje. Krijoi njeriun prej nje gjaku te ngjizur (ne mitren e nenes se vet ). Lexo! se Zoti yt eshte me bujar! Ai eshte qe mesoi njeriun te shkruaje me pene. Ja mesoi njeriut ate qe nuk e dintee. ( Kurean 96: 1-5)

Dhe keshtu njeriu u shndrit nga drita e mesimeve kureanore dhene nga Allahu xh.sh. njerezimit si drite te vertete per njohuri te sigurta. Allahu xh.sh. nepermjet te fjales se Tij dhene ne Kuranin Fisnik i fton tere njerezimin mbare, por e fton edhe shqiptarin si pjesetar i pa ndare i shoqerise njerezore, te kthehet sa me shpejt ne rrugen e drejte e te vetme te shpetimit, te besimit por edhe te lumturise se tij.

Shtrohet pyetja:o njeri, o shqiptar, a deshiron ti tei shtrish duart e tua dhe mendjen tende kah paqja, kah shpetimi dhe kah lumturia e vertetee Dhe a do te besh perpjekje per ta ndryshuar menyren e jetes tende qe gjer me sot ishte pacak, e te behesh plotesisht i drejte shpirterisht e kombetarisht e te ecesh se bashku me te tjeret per ne shtigje tjera me te sigurta jetesoree A do ta ndryshosh menyren e jetes tende me qellim dhe me kuptim, qe do te eojne ty e familjen tende te lumtur ne kete bote por edhe te lumtur pertej vdekjes se perjetshme dhe a deshiron te arrish shkallen me te larte te persosshmerise shirterore e kombetare si te tjerete

Mos harro, or vella shqiptar, se edhe ty All-llahu xh.sh. te krijoj ne trajten me te bukur si te gjithe njerezit e tjeret te mbare botes. Edhe ty te frymezoi me Frymen e Vet. Ta fali besimin me te madh. Andaj or vella shqiptar, a do tei pergjigjesh thirrjes se Zotit tende E pastaj kur shpirti yt i pergjigjet thirrjes se Zotit, atehere edhe ne do te behemi njerez te perkryer si te tjeret e gradualisht e guximshem ta ndryshojme menyren e jetes tone pa cak dhe me pune e perpjekje te parreshtura shpirterore te arrijme qellime sa me te larta fetare e kombetare. Per te gjitha keto o populli im duhesh te besh perpjekje te vazhdueshme per ta ndrieuar shpirtin tend me besim, me vepra te mira por mbi te gjihta me dituri, te cilen duhet kerkuar kudo. Vete i Derguari per rolin e diturise, ne nje hadith ka thene:

e Kerkoni diturine qe nga djepi e deri ne varr, e nese e do nevoja ate kerkonie gjer ne Kinee.



Pastaj Muhammedi a.s. vazhdimisht ne lutjet e tia drejtuar Zotit ai thote: eO Zoti im, shtoma diturinee.

Mirepo edhe bilbili i gjuhes shqipe e Naim Frasheri kerkon per bashkatdhetaret e vete diturine dhe thote;



eO BURRA SHQIPeTARe,

Te MARRIM DITURINe,

SE SeeSHTe KOHe E PARe,

TANI LIPSET DRITe



Kete drite te diturise e te shpetimit mund ta gjeni, o populli im, kudo ne edo liber e ne veeanti driten e vertete e shpetimtare mund ta gjeni ne Kuranin Fisnik e ne librin e shenjte e te perbotshem e te pandryshuar, per edo kohe dhe per edo vend, si shpetimtar i sigurt i njeriut nga erresira e paditura per ne drite te vertete e shpetimtare.

Pra, rruga e diturise duhet te jete e vazhdue-shme ne edo kohe e ne edo vend e ne te kunderten e merzitshme do te ishte jeta jone. Ne do te ishim njerez pa ideal dhe pa qellim. Te mendojme sa te merzit-shme do te ishin ditet tona te perditshmerise me padituri e me pabesim, ato do te ishin te zbehta, pa gezime dhe pa qellime te larta fetare e kombetare. Atje ku nuk deperton rrezja e diturise e besimit, atje nuk do te kete drite te vertete jetesore.

Pra, o njeri, o shqiptar, mos bredh kot posht e lart shtigjevet tua te jetes. Kerkoje shpetimin tend shpirteror e kombetar. Ate nuk e ke veshtire sot ta gjesh, sepse ate e ke shume prane teje sa asnjehere me pare nuk e ke pasur. Tash o kurre, o njeri, ore vella shqiptar para teje eshte shpetimi yt. Mos nguro e gjeje! E ai shpetim yt fizik e shpirteror eshte ne besim, qe eshte hapi i yti i pare drejte lumturise jetesore e shpirterore. Ndize flaken e besimit, or vella, se nuk eshte turp, por krenari! Keshtu pra, o njeri, vetem me besim e me vepra te mira mund ta gjesh Zotin tend te dashur, mikun, Krijuesin dhe Ndihmetarin me te Madh e me te sigurt tendin, o njeri.

Pra, or ti njeri, or ti vella shqiptar, tash o kurre ke mundesi ideale per ta gjetur rrugen e drejte qe te eon drejt persosshmerise shpirterore e jetesore. Ajo eshte e gjere dhe e ndrieuar me besim dhe kuptim te drejte te jetes tende, qe gjer me sot ishte pacak dhe e penguar me sisteme e armiq te shumte. Tash o kure rruga jote duhet te jete e drituar ne nje shkalle me te larte drejt kuptimevet jetesore e shpirterore.

Mendoni edhe ju njerez te tjere te ndershem qe beni sehir e vezhgoni te tjeret duke shkuar e bere ritualet fetare te tyre. A thua valle, ata jane te marre e primitivee Te gjithe tok se bashku te dielave i madh e i vogel: kryetar, letrar, mjek e filozof nxitoje per ne kisha te gezuar, e te lumtur tei perkulen krijuesit te tyre ne menyren e vet. E ne ku jemi, eebejmee Njerez pa perkatesi fetare bredhin poshte. Por, o njeri, mendo kur nje dite kembet e tua do te rreshqasin para syve te tu, e kur familja jote seka per te ndihmuar. E ti kerkon ndihme e shpetim por askush nuk ka mundesi per te ndihmuar e shpetuar ty o njeri pabesimtar! Aty do te jete easti i fundit i jetes tende te pavlere, te enderrave tua plot jete e dashuri, por edhe plot shfrenim, tradheti e imoralitet. Ate dite eshte fundi yt dhe vdekja te vie. E pastaj edo te behet me ty o njeri kokeforte, mendjemadh e mburravec qe ke menduar se do te jetosh perhere dhe do te jesh i pavdekshem e i pamposhtur. Ku te mbeti pasuria, familja, parate, shoket e nami o njeri gjate luftes se fundite A te kujtohen pamjet rrenqethese te vrasjeve individuale e masive, por edhe te djegjeve e persekutimeve e shume gjerave te tmerrshmee Ku ishe ti dhe eeberee

Pos atyre te maleve qe luftonin me arme e me ideal, qe kishin mundesi per teiu kundervene, ne te tjeret eebenim para skenave te tilla tmerruesee Asgje! Por gjyko e mendo o njeri, or vella shqiptar sa seeshte bere teper vone e gjeje sa me shpejt rrugen e drejt te shpetimit e te lumturise per te dy boterat, e mos vuaj nga mendjemadhesia, por fillo e gjeje ate qe duhet gjeturdhe gjate rruges tende. Pyete ndonjehere veten apo te tjeret se kush te krijoi, perse u krijove dhe edo te behet pas vdekjes me tye

O njeri, or vella shqiptar kujtoje thenien e poetit se eethot per rugen e jetes:



Rruget e jetes jane te gjata o njeri,

edhe vete jeta eshte e shkurter per ty,

vitet kalojne shume shpejt e ty te vie fundi,

por valle edo te jete ky fund per tye



eshte rruge e gjate, por e vetme qe ne cak te eon, dhe edo ruge tjeter e gabuar te lajthit, andaj o njeri gjeje rrugen tende dhe perqendrohu, ate rruge drejt perjetesise, te shpetimit e te lumturise...

Udheto e gjyko o njeri, si nje shtegtar drejt kerkimeve shpetimtare!e
__________________
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 25
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi