Princ Leka shkon të takojë në Francë të dashurën, Elia Zaharia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Princ Leka shkon të takojë në Francë të dashurën, Elia Zaharia

Mesazh nga Emir prej Sat Oct 25, 2008 11:18 am



Prej kohësh Princi Leka II ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të shoqërisë së shpeshtë me disa nga emrat më të njohur të botës së ekranit. Por ndërsa të gjithë mendonin se ai ende s’e kishte gjetur vajzën që kërkonte, shfaqet Elia Zaharia, e bija e Yllka Mujos.

Kështu supozimeve nëse bëhej fjalë për një lidhje dashurie apo jo, tashmë Princi i ka përligjur me pohim, ndërsa thuhet se udhëton shpesh drejt Francës, për ta takuar Elian, e cila ndjek atje studimet për kinematografi. E natyrisht që ndihen mirë me njëri-tjetrin, përderisa shfaqen hapur, dhe ua kanë lënë të tjerëve ta kuptojnë vetë nëse miqësia e tyre tani është shumë më shumë se kaq.

Lidhja mes Princit 26 vjeçar dhe Elias, u bë me fortë gjatë muajve të verës, ku Elia kaloi tri muaj pushime. Por ndërsa Princi përflitej dhe fotografohej me vajza nga më të ndryshmet brune e bionde, ai po jetonte këtë romancë. Ish–këngëtarja e grupit “Spirit Voice”, pas disa vitesh mungesë në skenë, për arsye të largimit të saj me studime në Francë, u shfaq së fundi me klipin e saj “October 31”, pas një bashkëpunimi katërvjeçar me kompozitorin, Morgan Emmry. Klipi u realizua në Kosovë, dhe mori pjesë në Festivalin “Videofest”, ku fitoi dy çmime, për Montazhin më të Mirë dhe Konkurrenca më e mirë femër. E natyrisht në konkurrencën e vajzave që i shkonin pas Princit e fituara, ajo ka dalë sërish e fituara.

Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 23
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi