Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beckham transferohet në Milano

Shko poshtë

Beckham transferohet në Milano Empty Beckham transferohet në Milano

Mesazh nga Benjamin Thu Oct 30, 2008 6:35 am

Beckham transferohet në Milano 7897
David Beckham, transferohet në Milano, për te luajtur me skuadrën e Milanit. I këshilluar nga kapiteni i skuadrës Paolo Maldini, në vend të rrugës kryesore "Via Spiga", e njohur për dyqanet e saj super të shtrenjtë, ka zgjedhur një tjetër zonë.

E gjithë kjo për të kursyer, pasi duke jetuar vetëm për 4 muaj pak kursim nuk do t'i bënte keq askujt.

Por lajmi është pritur në një tjetër mënyrë nga shtypi britanik duke bërë shumë bujë në Londër.

Revista e përditshme britanike "Sun" komenton se dukë parë se Beckham në SHBA, jetonte në Beverly Hills, pritej që shpërngulja në Milano të ishte po aq shik.

"Beckham ka marrë më qira një apartament me drita të kuqe" është titulli i revistës britanike. Për "The Sun" apartamenti ndodhet në një zonë famëkeqe në Milano, pranë një lagje me drita të kuqe, një vend për prostitutat, tranvestitët dhe shpërndarësit e drogës.

Këshillën Beckham ndër të tjera e mori nga Paolo Maldini, i cili prej vitesh jeton në atë zonë dhe me sa duket jeton shumë mirë.

Për të nënvizuar idenë e zgjedhjes jo të mirë të David, «The Sun» ka cituar edhe një shok të futbollistit, Michael Day,i cili e quan "të guximshme" zgjedhjen e Beckham: "I duhen vetëm 5 minuta për të shkuar në qendër të lagjes më drita të kuqe milaneze, e cila është plot me tranvestitë që vijnë vërdallë gjithë natën dhe ku ka probleme të vazhdueshme me drogën" ka përfunduar miku i futbollistit.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Beckham transferohet në Milano Left_bar_bleue0/0Beckham transferohet në Milano Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi