Inter barazon, Napoli dhe Milano fitojnё nё udhёtim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Inter barazon, Napoli dhe Milano fitojnё nё udhёtim

Mesazh nga Emir prej Mon Oct 27, 2008 7:35 am



Napoli ka shёnuar fitore nё udhёtim tek Lazio me rezultat minimal, 1-0. Me po tё njёjtin rezultat ka fituar edhe Milani nё udhёtim tek Atalanta, derisa Interi nuk ka arritur tё shёnojё fitore ndaj Genoas nё fushё tё vet.
Pas njё fillimi tё mirё tё sezonit, Lazio ngadalё i largohet kreut tё Serie A. Napoli arriti ta mposhtё ekipin romak me rezultat 1-0, me anё tё njё autogoli tё Siviglia nё minutёn e 61-tё.

Inter nё mёnyrё befasuese ka barazuar pa gola nё fushё tё vet ndaj Genoas. Nerazurёt luajtёn me njё lojtar mё shumё nё 30 minutat e fundit, pasi qё nga minuta e 60-tё Criscito u largua nga loja pёr shkak tё dy kartonёve tё verdhё.

Milani ka marrё tre pikё tё rёndёsishme pas fitores minimale nё udhёtim tek Atalanta, me golin e vetёm tё shёnuar nga Kaka, dhjetё minuta para fundit tё ndeshjes.

Ndёrkohё kriza e Romёs po thellohet, pasi qё ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti pёsoi humbje prej 3-1 nё fushё tё Udineses.

Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 23
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi