Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feith: Shenja hapje brenda pakicës serbe

Shko poshtë

Feith: Shenja hapje brenda pakicës serbe Empty Feith: Shenja hapje brenda pakicës serbe

Mesazh nga Admin Wed Oct 22, 2008 2:23 pm

Feith: Shenja hapje brenda pakicës serbe 5743
"Qeveria ka krijuar kornizën ligjore për një shoqëri shumëetnike në Kosovë".


"Shqetësimi kryesor, që është njëherësh dhe sfida më e madhe ka të bëjë me përfshirjen e bashkësisë serbe në të ardhmen e Kosovës. Duhet të sigurojmë se ka një mirëkuptim të të gjitha palëve në rrugën për të ecur përpara", ka deklaruar përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith.

Në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve, Feith ka thënë se "qeveria ka krijuar kornizën ligjore për një shoqëri shumëetnike në Kosovë".
Duke analizuar shkaqet e mosbashkëpunimit të pakicës serbe Feith ka shtuar se "bashkësia serbe e Kosovës shikon nga Beogradi për udhërrëfim". Përfaqësuesi më i lartë evropian në Kosovë i bën thirrje Beogradit "të ecë përpara dhe të bashkëpunojë me BE-në" në mënyrë që "të ndihmojmë në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit në rajon".

Feith pohon se vihet re rritje e lirisë së mendimit brenda pakicës serbe duke thënë se "ka më shumë hapje, vullnet për të parë drejt së ardhmes e gatishmëri për të biseduar me ne. Shpresojmë se në të ardhmen do ketë gatishmëri për të diskutuar edhe me përfaqësuesit e institucioneve qëndrore të Kosovës".

Duke folur për detyrimet e qeverisë së Kosovës Feith thekson se është koha që të kalohet në zbatimin e ligjeve të miratuara.

Feith e cilësoi Kosovën si "faza finale e shpërbërjes së ish Jugosllavisë". "Shpresojmë që të shohim pjesë të Ballkanit Perëndimor të ecin së bashku përpara dhe kjo mund të ketë një fund i lumtur", tha Feith.
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 29
Registration date : 10/10/2008

http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi