Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

[Mësime] Terma te shpeshte ne informatikë

3 posters

Shko poshtë

[Mësime] Terma te shpeshte ne informatikë Empty [Mësime] Terma te shpeshte ne informatikë

Mesazh nga Haris Wed Oct 22, 2008 8:22 am

Ja edhe kuptimi i disa shprehjeve qe shpesh perdoren ne Informatikë
e di se shumica e anetarve i dine por ketu ka edhe´edhe anetare shum te rinje qe do te ju hyn ne pune


ANALOG
Analog Proces i cili vazhdon me një ritëm te pandryshuar. E kundërta e analogut është digjitali.
ASCII
Shkurtese për American Standard Code Information Interchange. Është një tabele me 7 bit.
BASIC
Beginners All purpose Symbolic Instruction Code. Gjuhe programuese me qëllim te përvetësimit te
programit te zhvilluar ne vitet 1963-65 ne një kolegj te SHBA-se.
BPS
Bits pro Second BPS. Kjo është shkurtese për matjen e transferimit te shënimeve ne sekonde.
BINAR
Dual, ne dy pjese apo dy vlerësime rrjedh nga gjuha angleze Binary.
BIT
Vlera e kësaj mund te jetë 0 apo 1. Binary Digit.
BOOT
Startimi i kompjuterit. Programi i pare i cili startohet nga ROM'i (Read Only Memory).
BYTE
Njësi matëse për memorie. Një byte (lexo: bajt) i ka 8 bit.
C,C++C është një gjuhe programuese e cila është e zhvilluar ne vitin 1973 për sistemin punues "UNIX".
Kjo gjuhe programuese është zhvilluar ne vitin 1986 dhe merr emrin C+. Dhe me vone merr emrin
C++, ku ka ndryshime ne përpunimin e objekteve.
CAD
Computer Aided Design. Program për konstruktimin dhe vizatimin e projekteve teknike.
CAD te njohura momentalisht janë: CA TIA (IBM), AutoCAD (Autodesk) si dhe e specializuar për
vizatime teknike ne 3D është Pro Enginner (PTC).
CAE
Computer Aided Engineering. Program për planifikimin dhe projektimin e projekteve inxhinjerike.
CAM
Computer Aider Manufacturing. Finalizimi i produkteve me ndihmën e makinave si psh.
CNC (Computer Numerical Control)
CAP
Computer Aided Planing. Planifikimi dhe përgatitja e përpunimit apo projektit.
CASE
Computer Aided Software Engineering. Përmban një sasi te veprimeve siç janë:
përpunimi i programeve, përkthimi i tyre, editoret etj.
CAQ
Computer Aided Quality Control. Metoda për kontrollimin e kualiteteve te produkteve përmes
kompjuterit.
CD-ROMComputer Disk-Read Only Memory. Bartësi memorizues optik. Këtu nuk mundemi te i regjistrojmë
shënimet tona.
CHIP
E ndërtuar nga siliciumi dhe është element gjysme përçues.
CNC
Computer Numerical Control. Dirigjimi i makinave psh. ne industrinë mekanike.
COD
Një lloj çelësi, me te cilin behet e pamundur hapja psh. e program eve nga personat e pa
autorizuar.
COMPUTER
Emri internacional për kompjuterët personal. Rrjedh nga fjala Computare qe do te thotë Llogaritje.
CPUComputer Procesor Unit. Ky është një procesor kryesor i cili dirigjon gjithë kompjuterin.
CURSOR
Treguesi i pozitës se shkrimit. Paraqitja e tij ne monitor tregon vendim e veprimit.
DOS
Disk Operating System. Sistemi punës prej te cilit startohet (booting) kompjuteri dhe programet
tjera.
DUAL SISTEMI BINARDigjital Digi-Gishti. Diçka qe mund te numërohet, psh. numra dhe shënime qe sistemi kompjuterik
mund t'i llogarite.
ELECTRONIC MAIL- E-MAILTransferimi i informatave përmes shtegtimit elektronik.
FORMATIM
Urdhër me te cilin mund te formatohet disketa apo H-disku, pra me ketë urdhër fshihet disketa apo
hard disku.
GATEWAY
Lloj kompjuteri (Server-Hyrje) i cili mundëson hyrjen ne bashkesin e sistemeve kompjuterike te
lidhur ne rrjetin kompjuterik psh. LAN Local Area Network
GBYT 1
Gigabyt=1073741824 Byt, kjo është njësi për matjen e memories kompjuterike.
HARD DISC H-DISCDisku i cili ndodhet ne njësinë qendrore kompjuterike ku deponohen programet.
HARDWARE
Komponentët fizike si psh. Printeri, Monitori, Tastatura etj.
HIDDEN FILESPërmbajtjet e fshehura te datave.
HTTP HYPER TEXT TRANSFER PROTOCOL.Protocol me te cilin mundësohet bartja e informacioneve ne internet.
ID
Identification-Njohja apo identifikimi
INPUT
Hyrja e informatave
ISDN
Integrated Service Digital Network, rrjete komunikimi e ndërtuar mbi principin e transferimit
digjital te informatave.
Kb lKilobyt = 1024 Byt, njësi matëse e memories kompjuterike.
KEYBOARD
Fjale angleze qe do te thotë Tastature.
LAN
Local Area Network, rrjeta kompjuterike e kufizuar vetëm ne një lokal.
LCD LIQUID CRYSTAL DISPLAY.Monitor i cili behet me tekniken e përpunimit te kristaleve.
MAILBOX
Arka postare elektronike.
MBYT
[Mbyt = ] 048576 Byt, njësi matëse e memories kompjuterike
MENU
Përmbajta e urdhrave, e cila zakonisht gjendet ne anën e majtë larte programeve.
MAUS
Mini elektronik, me te cilin mundet te lëvizni kursorin ne monitor.
MIKROPROCESSOR
Është një Chip elektronik i cili ka funksionin kryesor ne sistemet kompjuterike.
MODEM
MO-Modulator, DEM-Demodulator. Ky mundëson komunikimin nëpërmes dy kompj uterave.
Network Software Program me te cilin mundësohet punimi ne rrjete kompjuterike
OUTPUT
Dalje e shënimeve nga sistemi kompjuterik, këtu bene pjese edhe Printeri apo Monitori.
OS/2Sistem punës si psh. Windows, i cili është zhvilluar nga firma amerikane IBM.
PENTIUM
Një lIoj procesori i firmës Intel. L1ojet: Pentium LLI, IV, Celereon etj.
PIXEL PICTUREElement. Elementi me i vogël i cili prezantohet psh. ne Monitor apo Priter.
PostScript
Gjuhe programuese e cila dirigjon printerin.
PRINTER Shtypësi
RAM Random Access Memory. Është memoria ne te cilën shkruhen dhe lexohen programet.
(ROM-memoria vetëm për lexim).
ROM Read Only Memory.
Memorie ne te cilën mundësohet vetëm leximi i programeve.
SCANNER
Periferi e sistemit kompjuterik, me te cilin mundësohet kopjimi i dokumenteve ne monitor pastaj ku
mundet te behet përpunimi.
SERVER
Kompjuteri kryesor ne një rrjete, .
SOFTWARE
Programe kompjuterike te cilat mund te jene te shkruara ne shume gjuhe te ndryshme programuese
si psh. Pascal, C++ etj
STREAMER
Periferi e kompjuterit ne te cilin mundësohet sigurimi i shënimeve ne një shirit memorizues.
TCP/IPTransmision Control Protocol! Internet Protocol. Protokolli i kontrollimit kur komunikohet përmes
internetit.
UNIX
Sistem punues i cili është zhvilluar ne SHBA.
UTILITY
Programe për shërbime te ndryshme
VGA
Video Graphics Array.
WAN
Wide Area Network, rrjeta e cila mundëson komunikimin ne një hapësire te gjere psh.
neper qytete. Është e kundërta e LAN' it.
WORD
Program për përpunimin e teksteve e cila zhvillohet nga firma e njohur Microsoft.
keto terme i hasim shum shpesh dhe ja vlen qe te din se cili eshte kuptimi i tyre ne shqip.
klm,te gjithë
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
[Mësime] Terma te shpeshte ne informatikë Left_bar_bleue20/40[Mësime] Terma te shpeshte ne informatikë Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

[Mësime] Terma te shpeshte ne informatikë Empty Tung

Mesazh nga Fikret Thu Oct 23, 2008 7:42 am

ktu mund te gjeni temat me te shpeshta per informatik

Fikret
Admin
Admin

Numri i postimeve : 367
Age : 30
Registration date : 20/10/2008

http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

[Mësime] Terma te shpeshte ne informatikë Empty Interesant

Mesazh nga Emir Thu Oct 23, 2008 11:09 am

Shum Sen Interesant Per Ata Qe Dijn Qa Osht Kjo
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

[Mësime] Terma te shpeshte ne informatikë Empty Re: [Mësime] Terma te shpeshte ne informatikë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi