Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lind trinjakë për herë të dytë

Shko poshtë

Lind trinjakë për herë të dytë Empty Lind trinjakë për herë të dytë

Mesazh nga H-king Wed Oct 22, 2008 8:03 am

trinjake.jpg
Një gjashtëmbëdhjetëvjeçare argjentinase me emrin Pamela edhe pse ende nuk është as e rritur ka hiq më pak se shtatë fëmijë. Djalin e madh e ka lindur kur ishte 14-vjeçare, trinjakët e parë kur ishte 15, derisa trinjakët tjerë një vit më vonë.

Pamela për herë të parë ka lindur një djalë kur ishte vetëm 14 vjeçare, e më pas kur ishte pesëmbëdhjetëvjeçare ka lindur trinjakët e saj të parë. Gjasat që gruaja të lind një herë në jetë trinjakë janë 1:8000, prandaj Pamela në të vërtetë paraqet një fenomen.

Të shtatë fëmijët e Pamelas kanë lindur para kohe. Doktorët të cilët kanë asistuar në lindjen e trinjakëve kanë lajmëruar se nëna ndjehet mirë dhe se trinjakët, të cilët edhe për një kohë do të janë në inkubator, po përparojnë mirë.

Mirëpo rasti i Pamelas ka nisur debate të shumta në mbarë Argjentinën – në kafene, restorante, por edhe në media. Për fat të keq, debate të cilat kryesisht bëhen për “imoralitetin” e Pamelas. Për fat të mirë, ka edhe prej atyre që konsiderojnë se Pamela do të do të duhej të këshillohet për ekzistimin dhe përdorimin e kontracepsionit.

Familja e Pamelas tashmë pranon ndihmë nga autoritetet rajonale. Pas lindjes së trinjakëve të parë autoritetet i kanë dhuruar asaj tokë dhe i kanë ofruar mjete për ndërtimin e shtëpisë në të cilën në atë kohë është vendosur së bashku me një numër të madh i familjes së gjerë që ka. E ëma e Pamelas fiton për të jetuar dhe mbajtur familjen duke pastruar nëpër shtëpi. Mirëpo, me ardhjen në jetë të trinjakëve të fundit të ardhurat e saja nuk do të janë të mjaftueshme. Autoritetet do të duhet t’i ndihmojnë me mjete shtesë.

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 28
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi