Disa data te rendesishme te shekullit te kaluar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Disa data te rendesishme te shekullit te kaluar

Mesazh nga H-king prej Wed Oct 22, 2008 8:02 am

1912: Mbytet anija “Titanic”

Anija transoqeanike “Titanic” u bë e famshme si më e madhe e ndërtuar ndonjëherë dhe gjithashtu për arsyen se u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912 duke shkaktuar humbjen e shumë jetëve. E dyta e një trioje tragetesh gjigandë, Titaniku u ndërtua për të krijuar një shërbim ekspres tre-javor në oqean. “Titanic” dhe “Olympic” u prezantuan për botën mbarë në një artikull të “New York Times” më 23 prill 1908, pothuajse katër vite para se të mbytej. “Titanic” u përplas me një ajsberg më 14 prill 1912 dhe u mbyt dy orë e dyzet minuta më pas, duke u ndarë në dy pjesë.

1928: Zbulohet penicilina

Zbulimi i penicilinës i atribuohet shkencëtarit skocez, Alexander Fleming në vitin 1928 pavarësisht se edhe të tjerë më parë kishin vënë re efektet antibakteriale të penicilinës. Fleming, në laboratorin e tij në “St. Mary Hospital” në Londër vuri re një rritje bakteriale përreth kallëpit të mykut “Staphylococcus”. Fleming arriti në përfundimin se “Staphylococcus” po çlironte një substancë që pengonte rritjen bakteriale. Ai zhvilloi një kulturë të pastër të mykut dhe zbuloi si ishte myk “Penicillium”. Ai shprehu optimizmin se penicilina do të ishte një dezinfektues i dobishëm.

1945: Formohet organizata e Kombeve të Bashkuara

OKB-ja u themelua në vitin 1945 për të zëvendësuar Ligën e Kombeve me shpresën se do të mund të ndërhynte në konfliktet ndërmjet kombeve dhe si pasojë, të shmangte luftën. Organizata fillimisht përbëhej nga 50 vende, të cilat nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara. Struktura e organizatës reflekton akoma në disa mënyra rrethanat e themelimit duke qenë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë fituesit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore.

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike në Hiroshima

Hiroshima ishte shënjestra fillestare e misionit të bombardimit bërthamor më gjashtë gusht, ndërkohë që Kokura dhe Nagasaki ishin shënjestra alternative. Sipas statistikave, bomba atomike në Hiroshima vrau rreth 70 mijë njerëz si pasojë e efekteve të menjëhershme të shpërthimit. Vdekjet totale deri në fund të vitit 1945 variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë për shkak të djegieve, rrezatimit dhe sëmundjeve të shkaktuara. Deri në fund të vitit 1945 mendohet se numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 200 mijë për shkak të kancerit dhe efekteve të tjera afatgjata të shpërthimit bërthamor.
1953: Zbulohet struktura e ADN-së

Në vitin 1953, duke u bazuar në imazhetë zbërthyera me rreze X, James Watson dhe Francis Crick zbuluan atë që tashmë konsiderohet si modeli i saktë i strukturë së ADN-së. Ato e publikuan atë në revistën “Nature”. Të dhënat e mëtejshme eksperimentale të Watson dhe Crick u botuan në një seri prej pesë artikujsh në të njëjtën revistë. Nga këto të dhëna, informacionet e para ishin të ato të të dhënave të zbërthyera me rreze X nga Franklin dhe Gosling.

1963: John Kennedy vritet në Dallas

Presidenti i 38-të amerikan,John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Oswald. Ai u arrestua në një teatër rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar njeriu. Përgjatë viteve janë bërë të njohura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndryshme konspirative.

1969: Armstrong njeriu i parë në hënë

Neil Alden Armstrong është njeriu i parë që ka shkelur në hënë. Misioni i tij i parë në një anije kozmike ishte në bordin e “Gemini 8” në vitin 1966, ku ai ishte pilot komandues. Fluturimi i dytë dhe i fundit hapësinor i Armstrong ishte si komandant misioni i “Apollo 11” që mbërriti në hënë më 20 korrik 1969. Në këtë “hap gjigand për njerëzimin” Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në sipërfaqen e hënës, ku qëndruan dy orë e gjysmë duke eksploruar. Para se të bëhej një pilot Armstrong ishte aviator i flotës ushtarake detare amerikane dhe mori pjesë në luftën e Koresë.
1989: Rënia e murit të Berlinit

Muri i Berlinit, një simbol i Luftës së Ftohtë, ndau Berlinin lindor dhe atë perëndimor për 28 vite. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht 1961 dhe u shemb në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe, 125 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të arratiseshin në perëndim, sipas statistikave zyrtare. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë mendohet se regjimit komunist kishte dhënë urdhra të qarta që të qëllohej dhe vritej kushdo që synonte të kalonte murin, qofshin ata edhe fëmijë. Njoftimi se hyrja në Berlinin perëndimor tashmë do të lejohej bëri që mijëra vetë të kapërcenin murin që u shemb nga mjetet e rënda.

1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet

Bashkimi Sovjetik u krijua fillimisht si një bashkim i katër Republikave Sovjetike Socialiste për t’u zgjeruar më pas në 15 republika të tilla. Ai u krijua në vitin 1945 dhe u shpërbë vetëm në vitin 1991, në një periudhë të njohur si “Lufta e Ftohtë”. Kufijtë gjeografikë të Bashkimit Sovjetik varionin sipas kohës, por aneksimeve dhe pushtimeve të shteteve balltike dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore korrespondonin me ato Rusisë së Madhe.

1997: Shkencëtarët klonojnë delen

Dolly, është delja e cila u klonua në vitin 1997. Ajo u klonua në institutin “Roslin Institute” në Edinburg të Skocisë dhe jetoi aty deri sa u nda nga jeta në moshën gjashtë vjeçe. Lindja e saj u njoftua në shkurt të vitit 1997. Në shkurt të vitit 2003 ekipi i shkencëtarëve njoftoi se Dolly-t i ishte injektuar një dozë vdekjeprurëse për shkak se prej kohësh ajo mundohej nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ishte gjymtuar nga artriti. Shkencëtarët u shprehën se sëmundja e Dolly-t n uk kishte lidhje me faktin se ajo ishte një dele e klonuar, pasi mjaft dele të tjera në fermë vuanin nga të njëjtat sëmundje.

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 22
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi