Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami është i tërë njerëzimit

2 posters

Shko poshtë

Islami është i tërë njerëzimit Empty Islami është i tërë njerëzimit

Mesazh nga Besim Wed Oct 22, 2008 7:22 am

Islami është i tërë njerëzimit 3861

Islami nuk është as i lindjes e as i perendimit islami është i tërë njerëzimit. Për këtë flasin fakte nga Kurani dhe jeta profetike e profetit Muhammed paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi të. Statistikat e shtimit të numrit të madh të muslimanëve në Amerikë, Europë, Kinë e Rusi. Rrethanat historike dhe raportet e islamit sidomos me kontinentin e Eurpes. Si dhe interesimi i vazhdueshëm i jo muslimanëve për Islamin, me theks të veqantë në SHBA dhe Europë. Të gjitha këto fakte tregojnë qartë se konflikti Islam-Perëndim si nocion i takon të kaluarës së errët të Europës kryqëzate, e assesi Europës demokratike.

Allahu ka zbritë Kuranin librin e shenjtë të muslimanëve, burimin e dijeve njerëzore, detin e shkencave hyjnore dhe mendore-njerëzore, zbuluesin e fakteve të panjohura të së kaluarës dhe të së ardhmes, bazen e pakontestuar të moralit të lartë si dhe Libri më simpatik për mbarë njerëzimin. Në këtë Libër Allahu ka caktuar dispozitat morale e ligjore që rregullon marrdhëniet mes njeriut dhe Zotit si dhe mes njerëzve. Dsipozitat e tij për muslimanët janë të pakontestuara e këtë e pranojnë edhe shumë dijetarë jomusliman. Nga këto dispozita është edhe ajo se Islami është për tërë njerëzimin e asesi vetëm për një pjesë të njerëzimit. Allahu në Kuran në shenjë të Profetit thotë: Ty nuk të dërguam për asgje tjetër, përveq se mëshirë për tërë njerëzimin'. Profeti Muhammed thotë: jam vulë e profetëve i dërguar për tërë njerëzimin... si dhe nuk ka dallim mes arabit dhe joarabit, të ziut dhe të bardhit... gjegjësisht Islami është fe për të gjithë dhe i drejtuar për tërë njerëzimin. Kush të dojë le të besojë, kush të dojë le të mohojë kështu thotë Kurani.

Ky sistem i përgjthshëm hyjnor po gjen pranim të madh në boten perëndimore. Gjatë 20 viteve të fundit, numri i Muslimanëve në botë është rritur vazhdimisht. Statistikat e vitit 1973 tregojnë se popullata Muslimane në botë numëronte 500 milionë; tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Sot, çdo i katërti person është Musliman. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës islami është në rritje të madhe ku sipas një studimi të kryer nga revista 'Krishterimi Sot' del se islami është feja e dytë në Amerikë. Ndërkaq në vitin 2015 do të jetë nje fe mjaftë e madhe dhe do të ketë shtrirje shumë të madhe duke përfshi në masë të gjërë edhe shtrirjen në institucione shtetërore. Në ShBA sot gjenden mbi 8 milion muslimanë ku 20.000 amerikane e pranojnë islamin çdo vitë si dhe ka 1,209 xhami.

Ndërkaq në Europë Islami është feja e dytë. Numri i muslimanëve në shtete e UE-së është 13 milion ('Muslims in Europe,' The Economist, October 18, 2001). Vetëm në Gjeramani para dy viteve e kanë pranuar fenë islamë 16.000 gjerman. Këto shifra në mbarë shtete e UE-së janë të rritje të madhe madje disa vende të UE-së edhe kishat po i shëndërrojnë në xhamia vetëm që të plotësojnë nevojat e muslimanëve kjo po ndodh në Holand, Norvegji etj.

Islami është në rritje dhe zhvillim edhe në Rusi ku 15% e popullsisë të rusëve autokton janë musliman. Në vitin 1998 në Rusin paskomuniste për herë të parë u hap Universiteti islamik në Moskë. Ky islam është në rritje edhe në Kinë ku numri i tyre shtrihet në 200 milion, një numër të madh të xhamive dhe shkollave të mesme ku mësohet feja islame.

Islami nuk ka qenë në konflikt me perëndimin, perëndimorët radikal kanë qenë në konflikt me drejtesin islame se nuk kan mundur të durojnë nje sistem të tillë. Por sot ka shumë intelektual,udhëheqës shtetesh si dhe politikan që e shohin islamin si pjese të perëndimit. Mbi këtë teze po shfrytëzoj fjalen e një të krishteri europian. Princi Çarlls përshkruan qytetërimin Islam dhe atë që Andaluzia dhe përvoja Otomane në Ballkan i kanë mësuar Evropës: Diplomacia, tregtia e lirë, kufijtë e hapur, teknikat e hulumtimit akademik, të antropologjisë, etikës profesionale, modës, mjekësisë alternative, spitaleve, të gjitha erdhën prej këtij qyteti madhështor të qyteteve. Islami mesjetar ishte një fe e tolerancës së shquar për kohën e tij, që lejonte Çifutët dhe të Krishterët të praktikojnë besimet e tyre të trashëguara dhe që vendosi një shembull i cili fatkeqësisht nuk u kopjua për shumë shekuj në Perëndim. Befasia, zonja dhe zotërinjë, është shkalla në të cilën Islami ka qenë pjesë e Evropës për aq kohë të gjatë, së pari në Spanjë, pastaj në Ballkan dhe shkalla në të cilën ai ka kontribuar aq shumë ndaj qytetërimit për të cilin ne të gjithë shumë shpesh mendojmë, gabimisht, si qytetërim tërësisht Perëndimor. Islami është pjesë e së kaluarës dhe të tashmës sonë, në të gjitha fushat e përpjekjeve njerëzore. Ai ka ndihmuar të krijohet Evropa moderne. Është pjesë e vet trashëgimisë sonë, nuk është një gjë e ndarë.( Islam's Contribution to Europe's Renaissance).

Islami nuk po mbetet atagonizëm e perëndimit ai është bërë pjese e interesimit të shumë perëndimorëve për ta studiuar, njohur dhe pranuar. Për këtë po sjellim këto fakte. Libri më i shitur në Europë dhe ShBA është Kurani. Hapja e shumë instituteve dhe qendrave shkencore per studimin e Islamit në Europ dhe SHBA. Shpërndarja e qindra-mijërave Kuranave të burgosurve në burgjet e Amerikës. Lejimi i lëndëve fetare islame në shkolla fillore dhe të mesme. Po thuajse në të gjitha shtetet e UE-se si dhe në ShBA si dhe hapja e shumë xhamive.

Të gjithë këto fakte shumë cekët të lëshuara në to vërtetojnë se islami dhe perëndimi nuk janë dy anë të kundërta, por, islami është univerzal dhe në mesin e tij pranon si arabin ashtu edhe jo arabin. Islami është i lindjes dhe perëndimit, islami është i mbarë njerëzimit. Në të nuk ka monopol askush përveq Allahut.

Besim
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 32
Age : 30
Location : Para komjuterit
Registration date : 21/10/2008

http://www.xenini.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Islami është i tërë njerëzimit Empty tung

Mesazh nga Fikret Thu Oct 23, 2008 7:38 am

eshte e vertet...

Fikret
Admin
Admin

Numri i postimeve : 367
Age : 30
Registration date : 20/10/2008

http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi