Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Juventusi gjunjëzoi Realin

Shko poshtë

Juventusi gjunjëzoi Realin Empty Juventusi gjunjëzoi Realin

Mesazh nga Benjamin Wed Oct 22, 2008 6:10 am

E mërkurë, 22 Tetor 2008 00:27
Juventusi gjunjëzoi Realin 7781
Rezultatet e ndeshjeve të rrethit të tretë në Ligën e Kampionëve.



Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të tretë në Ligën e Kampionëve në grupet E, F, G dhe H, të cilat kanë dhuruar plotë emocione dhe gola të shumtë. Në grupin E, Mançester Junajtedi ka shënuar fitore bindëse ndaj Seltikut, me rezultat 3:0, me dy gola të Berbatovit dhe një gol të Runit, duke bërë hapin vendimtar drejt fazës së ardhshme.

Fitores në këtë grup iu gëzua edhe Vilareali në duel me Alborgun, me rezultat 6:3, ndonëse pas pjesës së parë shifrat ishin të barabarta, 2:2. Një fitore tejet të rëndësishme e ka realizuar Bajerni i Munihut, që ka mposhtur para tifozëve të vet Fiorentinën, me rezultat bindës 3:0 dhe në këtë mënyrë ka marrë kryesimin e grupit F, duke i dhënë fund vuajtjeve disa javëshe. Një fitore më të vështirë se sa ishte parashikuar në këtë grup ka realizuar Lioni, që në Bukuresht ka mposhtur Steauan, edhe pse dy herë ishte në disavantazh. Befasinë e mbrëmjes e ka përgatitur Dinamo e Kievit, që iu gëzua fitores në Porto në kuadër të grupit G, derisa Arsenali pa ndonjë problem të madh si mysafir ka mposhtur Fenerbahçen, duke bërë një hap të madh drejt fazës së ardhshme. Ndërkohë në grupin H, ku u zhvillua edhe ndeshja më interesante e kësaj mbrëmjeje, Juventusi i dha fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore, duke e mposhtur Realin e Madridit në Torino, 2:1. Kjo fitore përveç se e ngjiti "Zonjën e Vjetër" në krye të grupit, duket se ia zgjati "jetën" Ranierit në postin e trajnerit. Ndërkohë, skuadra ruse, Zenit, u detyruar të kënaqet vetëm me një pikë në duel me skuadrën bjelloruse, Bate Borisov, që është njëra nga befasitë e këtij edicioni. /rtk/

Liga e Kampionëve

Grupi E

Mançester J. - Seltik 3:0
30', 51' Berbatov, 77' Runi

Vilareal - Alborg 6:3
28'. Rosi, 33' Kapdevila, 67', 70', 84' Lorente, 79' Pires - 19' Saganovski, 36' Enevolsen, 77' Johanson

Tabela
1.Mançester J. 3 2 1 0 7
2.Vilareal 3 2 1 0 7
3.Seltik 3 0 1 2 1
4.Alborg 3 0 1 2 1




--------------------------------------------------------------------------------

Grupi F

Bajern M. - Fiorentina 3:0
4' Klose, 25' Shvainshtajger, 90' Ze Roberto

Steaua - Lion 3:5
8' Henrike, 11', 45' Petre - 23' Keita, 33', 72' Benzema, 69', 90' Fred

Tabela
1.Bajern M. 3 2 1 0 7
2.Lion 3 1 2 0 5
3.Fiorentina 3 0 2 1 2
4.Steaua 3 0 1 2 1




--------------------------------------------------------------------------------

Grupi G

Porto - Dinamo Kiev 0:1
27' Alijev

Fenerbahçe - Arsenal 2:5
19' Silvestre (ag), 78' Guiza - 10' Adebajor, 11' Ualkot, 22' Diabi', 49' Biollng, 90' Ramsej

Tabela
1.Arsenal 3 2 1 0 7
2.Dinamo 3 1 2 0 5
3.Porto 3 1 0 2 3
4.Fenerbahçe 3 0 1 2 1




--------------------------------------------------------------------------------

Grupi H

Zenit - Bate Borisov 1:1
80' Teke' - 52' Niakaiçuk

Juventus - Real M. 2:1
5' Del Piero, 49' Amauri - 66' Nistelroi

Tabela
1.Juventus 3 2 1 0 7
2.Real M. 3 2 0 1 6
3.BATE B. 3 0 2 1 2
4.Zenit 3 0 1 2 1
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Juventusi gjunjëzoi Realin Left_bar_bleue0/0Juventusi gjunjëzoi Realin Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi