Zbuloni gjunjët!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zbuloni gjunjët!

Mesazh nga enes prej Tue Oct 21, 2008 5:35 pm

Fundet e shkurtra dhe çizmet deri te gjuri janë tendenca e fundit e modës për sezonin e ftohtë. Për të pasur këmbë që bien në sy e të tonifikuara mirë, përdorni ekstraktet e gjetheve të rrushit, që stimulojnë qarkullimin e gjakut; maskat e algave të zeza, që eliminojnë ujërat e tepërta dhe masazhet, që hapin enët e gjakut. Me pak fjalë, kjo është një guidë e thjeshtë e teknikave më efikase për të pasur këmbë në formë


Nuk ka femër që këtë vit të mos ketë blerë të paktën një fund të fryrë apo streçe që vishen me një palë çizme deri te kavilja. Por, sado në modë, këto lloj veshjesh kanë një defekt të madh: nxjerrin në pah gjunjët, që fatkeqësisht në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë perfekte. Por ne kemi zbuluar të gjitha sekretet për të pasur gjunjë të bukur.


Banja që eliminon shfryrjen

Demi Moore, këta gjunjë të bukur, i ka falë disa ndërhyrjeve plastike. Kupat superseksi të gjunjëve të saj janë fryt i “Doktor bisturisë”. Aktorja ka deklaruar se e kishte problem të tregonte këmbët kur i kishte gjunjët të fryrë dhe të shëndoshë. Ndonjëherë këto probleme krijohen nga fryrja, që akumulohet mbi kavilje dhe arrin deri te gjunjët. Për të eliminuar këtë lloj shfryrjeje, çdo mëngjes, para se të ngriheni nga krevati, duhet të bëni një pedalim në ajër për afro 20 minuta (njësoj sikur ngisni biçikletën). Në këtë mënyrë nxitet qarkullimi i gjakut dhe këmbët do t’i ndjeni më të lehta.

Vendosni në një enë 400 gramë gjethe rrushi dhe lërini të ziejnë për afro 15 minuta. Pasi të keni filtruar lëngun, shtojeni në ujin e vaskës. Qëndroni në vaskë për 15 minuta dhe në fund shtrihuni për gati 30 minuta me këmbët të ngritura pak në ajër. Për më shumë rezultat, futini këmbët në ujë të ftohtë. Sepse banja në vaskë ku temperatura e ujit është 23 gradë stimulon çlirimin e hormoneve të tiroideve që nxisin metabolizmin. Një banjë e tillë sugjerohet të bëhet tre herë në javë, për afro 5 minuta çdo seancë.



Gjimnastika e rimodelimit

Në fillim të karrierës së saj, Madonna ka pasur gjunjë goxha të shëndoshë. Pas vitesh të tëra gjimnastikë të rregullt nën mbikqyrjen e trajnerit personal, Madonna arriti të ketë këmbë të modeluara bukur. Por edhe pa kaq shumë mundime dhe me ushtrimet e duhura mund të arrihen rezultate befasuese.

Ja disa sugjerime: Kur jeni duke zbritur shkallët, përthyejeni mirë gjurin, duke forcuar muskujt e kofshëve. Në shtëpi, vendosni këmbët para një karrigeje, me duart e mbështetura në shpinën e saj. Përkuleni një këmbë drejt të pasmeve, duke i mbajtur këmbët të bashkuara, pra duke u kthyer në pozicionin e fillimit. Përsëriteni ushtrimin 15 herë për secilën këmbë. Një ushtrim tjetër mjaft i dobishëm është të shtriheni në njërën anë me këmbët e lëshuara. Çlironi këmbën që është sipër, duke e afruar sa më shumë me shpatullën dhe duke kërkuar që shpina të rrijë e papërkulur. Përsëriteni ushtrimin 20 herë për secilën anë.





Paketat dobësuese

Celuliti që formohet mbi gjunjë, sidomos në pjesën e brendshme dhe në pjesën e poshtme të tyre, është shumë e vështirë të eliminohet. Zakonisht, ky lloj celuliti është fibroz. Ai krijohet nga uji i akumuluar nën shtresat e lëkurës, duke krijuar shtresa të trasha dhe të forta dhjamore. Për këtë lloj celuliti duhet një trajtim specifik që të sheshohet sadopak në këto pika kritike. Duhet ndërhyrë nëpërmjet masazheve të fuqishme, duke përdorur produkte të pasura me koncentrate aktive. Flakonët me ekstrakte algash të zeza dhe kafeinë janë perfekte për stimulimin e aktivitetit të atyre enzimave që mund të shkrijnë dhjamin. Po kaq efikase janë dhe banjat termale, sepse ato ndihmojnë në eliminimin e ujit të tepërt, duke e nxjerrë në sipërfaqe. Mund të aplikohen dhe paketa të gatshme prej algash dhe kripërash të Detit të Vdekur mbi zonën e gjunjëve, siç bëhet në qendrat estetike. Ky lloj trajtimi mund të alternohet me nga një paketë në ditë.



Masazhi që ajros

Çdo lloj trajtimi kozmetik, për të dhënë rezultate sa më të mira, duhet të aplikohet duke u shoqëruar me masazhin e duhur. Masazhet përmirësojnë penetrimin e lëndëve aktive dhe oksigjenimin e qelizave. Lëvizjet që duhen bërë çdo ditë, për të paktën një çerek ore, janë këto: Bashkojini duart në formë rrethore dhe kalojini ashtu siç i keni, nga kavilja deri te gjuri, pa ndryshuar presionin e ushtruar. Nëse i keni shpesh këmbët të fryra dhe të rënduara, provoni edhe një teknikë tjetër, e cila insiston në një seri manovrash për çlirimin dhe ajrimin e mirë të lëkurës. Duart afrohen në sipërfaqen e lëkurës dhe mbyllen njësoj siç bëhet kur mbushen duart me rërë. Fillohet nga pulpat e këmbëve, duke u ngjitur më lart. Këto lëvizje lejojnë qarkullimin e ujit të mbetur në shtresat e lëkurës deri në sipërfaqe, ku mund të qarkullojnë lirisht.



Kremi hidratues

Gjunjët janë një prej zonave më të thata dhe më të ashpra të trupit. Te gjunjët nuk ka shumë gjëndra dhjamore. Dhe lëkura mbështetet direkt në kupën e gjurit, pa mbrojtjen e muskujve. Ja përse është kaq e vështirë që epiderma të jetë e hidratuar mirë. Për ta zbutur, nevojitet një skrab i thatë dy herë në javë. Aplikoni një esfoliant me kokrriza të mëdha, për shembull me kripë deti, mbi zonën që duhet trajtuar dhe masazhojeni fort lëkurën me anë të një doreze të leshtë. Çdo ditë, kur bëni dush apo në vaskën e banjës, kaloni mbi gjunjë një sapun esfoliant për disa sekonda. Shpërhapeni edhe në lëkurën e thatë dhe vendosni një krem super hidratues me bazë argjilore, ure, proteinash dhe vaji. Nëse zona është ende e ashpër, provoni një trajtim në qendër estetike, që të dhuron një lëkurë të mëndafshtë.
__________________
avatar
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 23
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.vizioni.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi