Betohet në Zot, e godet vetëtima pas një minute!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Betohet në Zot, e godet vetëtima pas një minute!

Mesazh nga H-king prej Tue Oct 21, 2008 5:07 pm

Një burrë kinez i cili u betua në Zot se nuk i kishte para borxh një fqinji të tij u godit nga vetëtima vetëm një minutë më pas.
Burri me emrin Xu, bëri betimin e tij para një turme të fqinjëve në qytetin kinez Fuqing, raporton gazeta Southeast Express.

Ai u betua se kurrë nuk i kishte marrë para borxh nga zotëriu Huang, i cili pohonte se Xu i kishte marrë borxh 500 juan, që i bie rreth 55 euro, nga ai para tri vjetësh.

"Ai më kishte marrë 500 juan borxh para tri vitesh për të blerë një dhuratë për martesën e mikut të tij, por e ka mohuar këtë gjë prej atëherë", ka thënë Huang, i cili ka shkuar në shtëpinë e Xu për të kërkuar mbrapa pagesën.

"I kam thënë se nëse ka guxim të bëj be në Zot se nuk më ka borxh para, atëherë unë do ta harroja këtë punë", ka thënë Huang.

Xu kishte bërë betimin, por papritmas është goditur nga vetëtima vetëm një minute më pas.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku doktorët kanë konfirmuar se ishte goditur nga vetëtima. Pritet që ai të shërohet tërësisht.

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 22
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi