Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Yjet e Milanit “zbarkojnë” në Shqipëri

Shko poshtë

Yjet e Milanit “zbarkojnë” në Shqipëri Empty Yjet e Milanit “zbarkojnë” në Shqipëri

Mesazh nga Benjamin Tue Oct 21, 2008 11:11 am

E martë, 14 Tetor 2008 11:08
Yjet e Milanit “zbarkojnë” në Shqipëri 7675
Milani me yjet e tij zbret sot në Tiranë. Kampionët e botës, të drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti, "zbarkojnë" në orën 11:30 në aeroportin "Nënë Tereza", pas 90 minutave udhëtim nga Milano.



Ronaldinjo, Maldini, Shevçenko, Inzagi, Sedorf, Nesta e shumë lojtarë të tjerë do të qëndrojnë për afro 10 orë në vendin tonë, ku në stadiumin "Qemal Stafa" do të luajnë me Tiranën për trofeun "Taçi Oil".

Pas mbërritjes në Rinas, kuqezinjtë do të akomodohen menjëherë në hotel "Sheraton". Për nder të futbollistëve dhe të delegacionit zyrtar të klubit me 22 persona, që kryesohet nga zv/presidenti Adriano Galiani, por ku spikasin edhe emra të njohur si Ariedo Braida, Filipo Gali, Mauro Tasoti e Leonardo, në orën 13:30 do të zhvillohet edhe një drekë zyrtare.

Qëndrimi i "Djajve" në tokën shqiptare do të pasohet me një takim zyrtar në Kryeministri, me titullarin e këtij institucioni, z. Sali Berisha. Edhe pse nuk njihet si një person "i dashuruar" me sportin (më saktësisht me futbollin në veçanti, ku nuk është asnjëherë i pranishëm në tribunë, qoftë edhe për ndeshjet e Kombëtares), në orën 15:00 Kryeministri do të presë në zyrën e tij yjet e klubit të Serisë A.

Përpara ndeshjes, rreth orës 16:30, administratori Galiani, trajneri Ançeloti dhe disa futbollistë (mes të cilëve Maldini), do të dalin në një konferencë për shtyp së bashku me organizatorin e kësaj ndeshjeje, Rezart Taçin.

Miqësorja e shumëpritur me Tiranën starton në orën 19:00, në stadiumin "Qemal Stafa", por në tribunat e impiantit më të madh në vend festa pritet të fillojë shumë kohë më parë.

Nuk do të mungojë as donacioni për bamirësi, ku nga shifra prej 1,7 milionë eurosh që kanë përfituar për ardhjen në kryeqytetin shqiptar, Milani do të dhurojë 100 mijë euro për programin "Albania Reads" të UNICEF.

Me këtë fond synohet që në mbarë vendin të ndërtohen librari moderne në të gjithë Shqipërinë: objektivi është që në brezat e rinj të shpërndahet kultura nëpërmjet librit.

Fondet për bamirësi do të vazhdojnë edhe në mbrëmjen gala të parashikuar në orët e vona të mbrëmjes: Milani do të largohet menjëherë pas ndeshjes, por me fanellat e autografuara nga lojtarët do të organizohet një ankand.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Yjet e Milanit “zbarkojnë” në Shqipëri Left_bar_bleue0/0Yjet e Milanit “zbarkojnë” në Shqipëri Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi