Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cana, Vangjeli e Hyka, te demtuar

Shko poshtë

Cana, Vangjeli e Hyka, te demtuar Empty Cana, Vangjeli e Hyka, te demtuar

Mesazh nga Benjamin Tue Oct 21, 2008 11:07 am

E hënë, 13 Tetor 2008 10:06
Cana, Vangjeli e Hyka, te demtuar 7657
Dështimi ndaj Hungarisë, përveç komplikimit të rivalitetit për vendin e katërt në Grupi 1 të eliminatoreve të Botërorit 2010, duket se do të ketë një kosto edhe më të lartë për përfaqësuesen e Shqipërisë.



Kjo, për shkak të lojës së ashpër, që u zhvillua në 90 minutat e sfidës së luajtur në stadiumin e "Ferenc Pushkash". Mbrojtja tashmë duket se do të jetë një repart i emergjencës, për shkak të skualifikimeve dhe dëmtimeve.

Kartoni i verdhë, i marrë nga Dallku, do t'i kushtojë këtij të fundit pezullimin për ndeshjen ndaj luzitanëve në Braga. Por, përveç tij, në takimin e së shtunës ka pësuar një dëmtim edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Kristi Vangjeli.

Sipas burimeve pranë kombëtares, lojtari shqiptar i Arisit të Selanikut ka pësuar një dëmtim të rëndë në rrëzë të kofshës. Pas ndeshjes Vangjeli ka demonstruar vështirësi edhe në ecje. Por infermieria e kombëtares do të ketë më shumë punë.

Kjo, për faktin se në të kanë përfunduar edhe mesfushorët Lorik Cana dhe Jahmir Hyka.

Dëmtimin e Canës e ka komentuar si të rëndë vetë trajneri Han. Ndërsa Hyka, i cili u fut zi zëvendësues dhe la lojën i detyruar në minutën e 70, ka pësuar një dëmtim në kavilje.

Megjithatë do të duhet të presim vendimin e stafit mjekësor të kuqezinjve, të cilët do të vlerësojnë gjendjen e lojtarëve para ndeshjes me Portugalinë.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Cana, Vangjeli e Hyka, te demtuar Left_bar_bleue0/0Cana, Vangjeli e Hyka, te demtuar Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi