Cana shënon, por Marseja humb

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Cana shënon, por Marseja humb

Mesazh nga Benjamin prej Mon Oct 20, 2008 2:23 pm

E enjte, 18 Shtator 2008 13:21

Cana ka shënuar në minutën e 23-të, por vetëm tre minuta më vonë është kundërpërgjigjur Xherard.



Futbollisti kosovar, Lorik Cana ka shënuar gol në ndeshjen e djeshme ndaj Liverpulit në kuadër të grupit D të Ligës së Kampionëve, por skuadra e tij në fund ka pësuar humbje me rezultat 2:1. Kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Cana ka shënuar në minutën e 23-të, por vetëm tre minuta më vonë është kundërpërgjigjur kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, i cili ka barazuar shifrat në 1:1. I njëjti futbollist në minutën e 32-të ka shënuar edhe golin e dytë nga penalltia, që doli të ishte edhe përcaktues për fitoren e skuadrës së Rafa Benitez në "Veledrome". Ndërkohë befasinë më të këndshme në këtë mbrëmje e ka arritur skuadra rumune, Kluzh, e cila ka shënuar fitore në "Olimpico", duke e mposhtur Romën, me rezultat 2:1. Skuadra e futbollistit tjetër kosovar, Arjan Beqaj, Anorthosis Famagusta ka arritur të rrëmbejë një pikë në Bremen, duke e mbyllur takimin pa gola, 0:0. Në anën tjetër, Çelzi pa ndonjë problem ka mposhtur Bordon, me rezultat bindës 4:0, duke paralajmëruar në këtë mënyrë se edhe sivjet do të jetë njëra nga kandidatet më serioze për trofeun e garës më prestigjioze në futbollin evropian. Me sukses aventurën në "Champions" e ka filluar edhe Interi i Murinjos, që ka shënuar fitore si mysafir ndaj Panathinaikosit, 2:0.



Rezultatet:


--------------------------------------------------------------------------------


Grupi A
Roma-Kluzh 1:2
17' Panuçi - 27', 49' Kulio

Çelzi-Bordo 4:0
14' Lampard, 30' Kol, 82' Maluda, 90' Anelka

Grupi B
Panathinaikos - Inter 0:2
27' Mansini, 85' Adriano

Verder-Anorthosis 0:0

Grupi C
Barcelona - Sporting 3:1
21' Markez, 60' Eto (pen), 87' Hernandez - 72' Tonel

Bazel - Shahtjor 1:2
90' Abraham - 25' Fernandinjo, 45' Jadson

Grupi D
Marseja - Liverpul 1:2
23' Cana - 26', 32' Xherard (pen)

PSV - Atletiko M. 0:3
9', 36' Aguero, 54' Maniçe

Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 23
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi