Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kol: Çelzi është i uritur për sukses

Shko poshtë

Kol: Çelzi është i uritur për sukses Empty Kol: Çelzi është i uritur për sukses

Mesazh nga Benjamin Mon Oct 20, 2008 2:45 pm

E shtunë, 04 Tetor 2008 09:23
Kol: Çelzi është i uritur për sukses 7435
Mesfushori i Çelzit, Xho Xhol ka paralajmëruar rivalët për titull kampionit se pas zhgënjimit në edicionin e kaluar, Çelzi tashmë është i uritur për sukses.




Sipas Xho Kolit, futbollistët e Çelzit e kanë shfrytëzuar zhgënjimin e edicionit të kaluar si inspirim për sukses në këtë edicion.

"Edhe në futboll, ashtu si në jetën e përditshme, do të keni ngritjet dhe rëniet. Por, ngritjet nuk do të ishin aq të ëmbëla pa rënie, siç na ndodhi neve edicionin e kaluar. Pra, nëse fitojmë trofe gjatë këtij viti, atëherë do të jetë një gjë e mrekullueshme", ka thënë Xho Kol, duke vijuar: "E di se nuk mund t'i krahasoj gjërat të cilat i ndodhin njerëzve në jetën e përditshme, por bankina është pikërisht vendi më i papërshtatshëm për të qëndruar", ka theksua Xho Kol, duke iu referuar mosparaqitjes në finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar në Moskë, kur skuadra e tij humbi pas penalltive ndaj Mançester Junajtedit. "Ne duhet të shfrytëzojmë ndjenjat, të cilat i kemi përjetuar në atë mbrëmje dhe të mundohemi të dalim fitues. Ne ishim aq afër ta fitojmë trofeun më të çmueshëm në futbollin evropian, andaj jemi të uritur për sukses në këtë edicion", ka nënvizuar Kol.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Kol: Çelzi është i uritur për sukses Left_bar_bleue0/0Kol: Çelzi është i uritur për sukses Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi