Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Robot i cili kryen punët e shtëpisë

Shko poshtë

Robot i cili kryen punët e shtëpisë Empty Robot i cili kryen punët e shtëpisë

Mesazh nga Haris Fri Oct 17, 2008 9:01 am

Robot i cili kryen punët e shtëpisë F_f1014040758m_c900d08
Shkencëtarët e Koresë së Jugut kanë njoftuar të hënën se kanë ndërtuar një robot i cili mund të vallëzojë, të përgatis banesën, dhe të lëshojë aroma varësisht nga “disponimi” i tij.

Mahru të cilin e ka konstruktuar instituti shkencor-teknologjik jugkorean, mund të lëviz me buzë, vetulla dhe qerpikë, të bëjnë grimasa dhe gjatë ecjes të lëvizin me gjymtyrët e sipërme.

"Mahru është paramenduar si robot humanoid i cili mund të zëvendësoj njeriun në disa punë", thuhet në deklaratën e udhëheqësit të ekipit të shkencëtarëve Bum-Jae You.

"Kjo i hap rrugë përdorimit komercial të robotëve humanoid të cilët mund të kryejnë punët e shtëpisë", ka shtuar ai.

Mahru është i programuar në atë formë që të mund të kryej lëvizje të ndryshme njerëzore falë sistemit për incizimin e lëvizjeve dhe mund të përdorë duart për të kaluar pengesat e mundshme.

Ekipi i shkencëtarëve e ka përpunuar edhe shtojcën Mahru-M, të pajisur me detektorë për dallimin e formave të gjësendeve. Pos kësaj ai mund të zbatojë edhe urdhra të caktuar.
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Robot i cili kryen punët e shtëpisë Left_bar_bleue20/40Robot i cili kryen punët e shtëpisë Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi