Republika eliminohet nga Big Brother
Faqja 1 e 1
Republika eliminohet nga Big Brother
Banorja e radhës e cila mbrëmë ka lëshuar shtëpinë e famshme Big Brother ka qenë Republika.
Eliminimi i mbrëmshëm është bërë në një mënyrë tjetër nga ajo që jemi mësuar ta shohim.
Personat e kandiduar, Qetsori, Adelajda, Aida dhe Republika, janë izoluar tek tuneli dhe nuk kanë mundur të dëgjojnë atë që ndodhte në shtëpi. Njëri nga banorët i merrte të kandiduarit e shpëtuar.
Detyrën më të vështirë nga banorët e pa-rrezikuar e ka pasur Dritani, i cili duhej të njoftonte personin e eliminuar, kur dy të fundit që rrezikonin kishin mbetur Adelajda dhe Republika.
Publiku kishte vendosur që e eleminuara të jetë Republika. Dritani, mes lotëve mori Adelajdën duke i bërë të ditur Republikës që ishte personi që duhej të largohej.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi