Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mesazh nga b3saR prej Sat Apr 04, 2009 3:23 am


Microsoft ka njoftuar se deri në fund të vitit ka për qëllim që në të tërësi të shuaj faqet enciklopedike të internetit dhe linjën e tërësishme të produkteve- Encarta.
Të gjitha versionet e internetit të Encartas do të duhej të shuheshin deri në muajin tetor të këtij viti, përveç asaj në gjuhën japoneze e cila do të jetë në funksion deri në fund të vitit. Gjithashtu do të ndërpritet edhe shitja e versioneve për studentë dhe premium të Encartas si produkte të pavarura të cilat përfshijnë parapagimin në qasjen online të enciklopedisë.

Në lajmërimin i cili është paraqitur në faqet e kompanisë Microsoft theksohet se ky veprim paraqet ndryshime në formën në të cilën njerëzit përdorin materialet referente. Në fakt, theksohet se kategoria e enciklopedive tradicionale dhe materialeve referente ka ndryshuar në masë të madhe gjatë viteve të kaluara, respektivisht tani njerëzit kërkojnë informacionet dukshëm në mënyrë tjetër.


Askund në formë konkrete nuk është përmendur enciklopedia konkurruese Wikipedia, mirëpo është e sigurt se kjo enciklopedi e popullarizuar online ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në rënien e interesimit për Encartan.

b3saR
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 32
Age : 24
Registration date : 19/12/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.vizioni.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi