Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Shko poshtë

Microsoft shuan enciklopedinë Encarta Empty Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mesazh nga b3saR Sat Apr 04, 2009 3:23 am

Microsoft shuan enciklopedinë Encarta F.0331142606943_m
Microsoft ka njoftuar se deri në fund të vitit ka për qëllim që në të tërësi të shuaj faqet enciklopedike të internetit dhe linjën e tërësishme të produkteve- Encarta.
Të gjitha versionet e internetit të Encartas do të duhej të shuheshin deri në muajin tetor të këtij viti, përveç asaj në gjuhën japoneze e cila do të jetë në funksion deri në fund të vitit. Gjithashtu do të ndërpritet edhe shitja e versioneve për studentë dhe premium të Encartas si produkte të pavarura të cilat përfshijnë parapagimin në qasjen online të enciklopedisë.

Në lajmërimin i cili është paraqitur në faqet e kompanisë Microsoft theksohet se ky veprim paraqet ndryshime në formën në të cilën njerëzit përdorin materialet referente. Në fakt, theksohet se kategoria e enciklopedive tradicionale dhe materialeve referente ka ndryshuar në masë të madhe gjatë viteve të kaluara, respektivisht tani njerëzit kërkojnë informacionet dukshëm në mënyrë tjetër.

Microsoft shuan enciklopedinë Encarta Encarta1
Askund në formë konkrete nuk është përmendur enciklopedia konkurruese Wikipedia, mirëpo është e sigurt se kjo enciklopedi e popullarizuar online ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në rënien e interesimit për Encartan.

b3saR
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 32
Age : 31
Registration date : 19/12/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi