Kodi gjenetik i viruseve të gripit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kodi gjenetik i viruseve të gripit

Mesazh nga Benjamin prej Tue Mar 10, 2009 8:48 am


Shkencëtarët janë pranë zgjidhjes së misterit të të ftohurit të zakonshëm ose gripit.
Shkencëtarët janë pranë zgjidhjes së misterit të të ftohurit të zakonshëm ose gripit. Në fakt deri tani ata kanë zbuluar se ekzistojnë rreth 100 viruse të ndryshëm që shkaktojnë të ftohur po aq të ndryshëm, që duken njësoj të zakonshëm. Shkencëtarët kanë deshifruar përbërjen gjenetike për të gjitha viruset që shkatojnë të ftohurin dhe kanë krijuar një hartë ose "pemë familjare" për të kuptuar se si këto viruse lidhen me njëri tjetrin. Duke krahasuar ngjashmëritë me viruseve, shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë edhe mënyrën për t'i luftuar ato.

Një kurë për të ftohurin e zanoshëm ende nuk ekziston, por mjekët sot janë një hap më pranë kësaj kure, falë një zbulimi gjenetik të viruseve që shkaktojnë të ftohurit.

Deri tani, shkencëtarët kanë zbuluar 99 viruse që përbëjnë rhinovirusin dhe është kjo shumëllojshmëri e jashtëzakonshme në numër që e bën të ftohurit kaq të vështirë për ta mposhtur. Sipas një studimi të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë zbërthyen përbërjen gjenetike të të gjitha viruseve të të ftohurit për të krahasuar ngjashmëritë dhe dallimet. Shkencëtarët zbuluan se rhinovirusi ka aftësi të vazhdueshme ripërtërirëse dhe përshtatëse – çka bën që një person mund të preket nga dy viruse të ndryshme të ftohurish, që ndërthurren duke krijuar një formë të re të ftohuri dhe kështu është përftuar një virus i tretë.

Kjo aftësi për ndryshueshmëri e përshtatje do të thotë se ka shumë pak të ngjarë që shkencëtarët të krijojnë një vaksinë kundër të ftohurit. Por duke krahasuar viruse të ndryshme, shkencëtarët shpresojnë të njëjtësojnë format dhe mënyrat sesi këto viruse ndryshojnë. Duke parashikuar ndryshimet në virus, shkencëtarët do të jenë në gjendje të gjejnë mënyra më të mira për t'a luftuar atë e ndoshta për të zhvilluar barna më të efektshme antivirusale. Ndërkohë, mënyra më e mirë për të mposhtur të ftohurit ose gripin mbetet shmangja e tij duke fjetur mjaftueshëm, duke qëndruar larg personave të prekur nga të ftohurit dhe duke larë duart rregullisht.
avatar
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 24
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi