Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barca vazhdon tutje

Shko poshtë

Barca vazhdon tutje Empty Barca vazhdon tutje

Mesazh nga Emir Fri Jan 30, 2009 5:57 am

Barca vazhdon tutje F.0129234225643_m


Skuadra e Barcelonës e ka mposhtur rivalin qytetit, Espanyol, në kuadër të Kupës së Mbretit me rezultat 3-2 për të vazhduar më tutje garën drejt fitimit të këtij trofeu.

Takimi i parë i zhvilluar në Estadi Nou Sarria përfundoi me rezultat të barabartë pa gola, ndërsa në Camp Nou Barcelonës nuk i konvenonte barazimi.

Blaugranët arritën që të krijonin epërsi të trefishtë, para se kundërshtari i tyre të ngushtonte rezultatin.

Sulmuesi i ri Bojan Krkic ishte golashënues i dyfishtë. Krkic krijoi epërsinë në pjesën e parë (35’), ndërsa tre minuta brenda pjesës së dytë (48’) e dyfishoi atë. Golin e tretë për katalunasit e shënoi Gerard Pique (56’).

Mysafirët arritën që brenda dhjetë minutash të shënojnë dy herë me anë të Ferran Corominas (59’) dhe Callejon (69’), mirëpo nuk arritën ta shënonin edhe golin e tretë, i cili i mbante në garë.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi