Ari Han qetësohet përpara Maltës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ari Han qetësohet përpara Maltës

Mesazh nga Haris prej Tue Jan 27, 2009 8:35 pm

Ari Han qetësohet përpara Maltës
Edhe pse në letër sfida me Maltën cilësohet e thjeshtë, trajneri Ari Han i kishte të gjitha arsyet përse të shqetësohej.

Formës së dobët të sulmuesve (Bogdani, Kapllani e Berisha, të cilët kanë probleme në skuadrat respektive), i ishin shtuar edhe dëmtimet e shumë lojtarëve titullarë.

Por, tashmë drejtuesi i stolit kuqezi mund të marrë frymë lehtësisht: përveç kapitenit Altin Lala që nuk do të mund të rikuperohet në kohë për takimin e 11 shkurtit në La Valeta, lojtarët e tjerë do të jenë në dispozicion të skuadrës.

Lorik Cana është rehabilituar nga dëmtimi në gju dhe më 8 shkurt pritet të zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2009 me Olimpikun e Marsejës. Sipas burimeve pranë klubit francez, 25-vjeçari do të jetë rregullisht në fushë kundër Bordosë, e vlefshme për javën e 23-të të Ligës 1.

Rikthimi i Canës vjen në momentin më të përshtatshëm, sepse vetëm tri ditë më pas ai do të zërë vendin e tij në mesfushën e Kombëtares, për sfidën me Maltën në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010.

"Pas problemeve në gju, Lorik Cana mund të marrë pjesë në seancat stërvitore, por për momentin nuk është ende në gjendje që të vazhdojë përgatitjet me pjesën tjetër të grupit", thekson faqja zyrtare e marsejezëve.

"Objektivi i lojtarit është që të jetë në formën optimale për takimin e 8 shkurtit kundër Bordosë, gjithsesi kjo do të varet nga rehabilitimi. Stafi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se do t'i japë 'dritë jeshile' mesfushorit vetëm nëse ai është në 100 për qind, përndryshe nuk do të rrezikohet që situata të përkeqësohet". Edhe pse fillimisht dëmtimi i zv/kapitenit kuqezi dukej i lehtë, ai nuk aktivizohet me ekipin prej afro një muaji.

Lajme pozitive vijnë edhe nga Qipro, ku Arjan Beqaj ka rifilluar stërvitjet me Anorthosis. Klubi kampion në ishullin e Afërditës bëri të ditur se portieri kuqezi është rehabilituar plotësisht dhe ka filluar stërvitjen për përballjen e 25 janarit me Omonian, në javën e 19-të të kampionatit.

"Gardiani" ka qëndruar jashtë fushave të lojës prej afro një muaji e gjysmë, për shkak të një dëmtimi në gju, në sfidën e Ligës së Kampioneve me Interin, në fillim të nëntorit 2008. Problemi dukej se ishte hedhur pas shpine vetëm pas disa javësh, por Beqaj u dëmtua sërish në fillim të dhjetorit, në sfidën me grekët e Panathinaikosit.

Portieri shqiptar ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Anorthosisit gjatë pjesëmarrjes historike në aktivitetin më prestigjioz për klube në Evropë.

Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 24
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi