Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NASA vëzhgon shpërthimet gjigande dhe të rrezikshme të koronës diellore

Shko poshtë

NASA vëzhgon shpërthimet gjigande dhe të rrezikshme të koronës diellore Empty NASA vëzhgon shpërthimet gjigande dhe të rrezikshme të koronës diellore

Mesazh nga Emir Tue Jan 27, 2009 10:00 am

NASA vëzhgon shpërthimet gjigande dhe të rrezikshme të koronës diellore 65


NASA vëzhgon shpërthimet gjigande dhe të rrezikshme të koronës diellore
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA lëshoi kohët e fundit dy sonda për të vëzhguar shpërthimet gjigande dhe të rrezikshme të koronës diellore.


NASA vëzhgon shpërthimet gjigande dhe të rrezikshme të koronës diellore

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA lëshoi kohët e fundit dy sonda për të vëzhguar shpërthimet gjigande dhe të rrezikshme të koronës diellore. Ky mision diellor nuk është i ri. Në vitin 1996, Nasa në bashkëpunim me agjencinë evropiane të hapësirës lëshoi observatorin Soho, i cili vazhdon ende t’️u dërgojë shkencëtarëve në tokë imazhe të hollësishme rreth ndryshimeve që ndodhin në diell e në atmosferën rreth tij.

Njerëzit gjithmonë e kanë parë diellin me adhurim dhe simbolet e tij janë të pranishme thuajse në çdo kulturë. Thuhet se egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat si varre për faraonët e tyre, dhe disa studiues mendojnë se format e piramidave simbolizojnë rrezet e diellit.

Edhe teleskopët diellorë kanë ekzistuar prej shekujsh, por vetëm më 1962 u lëshua në orbit sateliti i parë me një observator në bord për të vëzhguar diellin. I mbajtur ndezur nga një burim i fuqishëm energjie thellë në brendësi të tij, Dielli e çliron e energjinë në formë drite dhe grimcash të zjarrta. Fatmirësisht toka mbrohet nga shumica e këtyre grimcave të dëmshme nga fusha magnetike që e rrethon.

Por ndërsa kjo atmosferë na mbron ne nga shumë prej rezeve të dëmshme, ajo gjithashtu nuk na lejon të shohim atmosferën e jashtëme të diellit, të quajtur Korona. Korona çliron dritë kryesisht në formë rezesh Iks dhe ultra vjollcë.

Për të kuptuar se çfarë ndodh në koronën e Diellit dhe përse temperaturat atje mund të arrijnë deri në 1 milionë gradë celsius, studjuesve u duhet t’️a vëzhgojnë atë duke shkuar përmbi atmosferën e tokës.

Observatori SOHO është vendosur në atmosferën midis Tokës dhe Diellit, konkretisht 1. 5 milionë kilometra larg nga toka dhe 148 milionë kilometra larg Dielli, pikërisht në kufirin midis dy zonave të gravitetit të Tokës e Diellit. Në këtë mënyrë asnjëra nga forcat e graviteti nuk ka fuqi të tërheqë objektin në mes; në këtë rast satelitin me observatorin Solo.

"Duke marrë fotografi në pjesë të ndryshme të koronës, ne mund të studiojmë shtresa të ndryshme të atmosferës dhe nëpërmjet imazheve jemi në gjendje të kuptojmë përbërjen e dielli”, thotë shkencëtari Daniel Muller.

Sateliti SOHO u lëshua 10 vjet më parë, në kuadër të një nisme të përbashkët midis agjencive amerikane e evropiane të Hapësirës. Fenomeni diellor më mbresëlënës që shkencëtarët kanë parë deri tani është vërshimi masiv i grimcave me energjie diellore nga korona në hapësirë.

Kur këto grimca i drejtohen Tokës, shkaktojnë jonizimin e atomeve në pjesën e sipërme të atmosferës dhe mund të krijojnë ndriçime të mahnitëshme të quajtura Aurora Yjore, të njohura ndryshe si ndriçime veriore ose jugore, varësisht se ku shfaqen.

Këto ndriçime shkaktohen nga grimcat e ngarkuara me energji diellore që hyjnë në fushën magnetike të tokës dhe nxisin molekulat në atmosferë. Por këto ndriçime mund të jenë aq të fuqishme sa të dëmtojnë satelitët dhe të ndërpresin energjinë elektrike në tokë.

Vëzhgimi pa ndërprerje i diellit nëpërmjet observatorit SOHO, paralajmëron shkencëtarët në tokë për afrimin e stuhive të tilla grimcash diellore. Kjo fushë e re kërkimore quhet ndryshe edhe parashikimi i motit të hapësirës.

Shkencëtari Muller thotë se Dielli është një reaktor gjigand termo bërthamor. Në bërthamë të Diellit, hidrogjeni bashkohet me heliumin gjë që shkakton çlirimin e sasive të mëdha energjie. Dielli është një lëmsh shumë i nxehtë gazesh ku elektronet lëvizin lirshëm duke krijuar një fushë magnetike, e cila lidh pjesë të ndryshme të diellit dhe kjo përbën dinamikën e tij.

Të dhënat e dërguara nga observatori SOHO gjatë këtyre 10 vjetëve, i kanë ndihmura shkencëtarët të zbulojnë se çfarë ndodh brenda diellit dhe përse ky yll i zjarrtë është vazhdimisht në ndryshim.

Ata thonë se kuptimi i fenomeneve është i nevojshëm për të vlerësuar ndikimin e mundshëm që ato mund të kenë ndaj jetës në tokë. Ndërkohë që misteri mbetet, Dielli do të vazhdojë të digjet për miliarda vjet të tjerë dhe gjatë kësaj kohe, ky do të mbetet ndoshta faktori më i rëndësishëm në përcaktimin e kushteve të jetesës, në furnizimin me energji, në klimën dhe në mirëqënien në planetin tonë.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi