Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kopmjutera me te shpejt

Shko poshtë

Kopmjutera me te shpejt Empty Kopmjutera me te shpejt

Mesazh nga Emir Tue Jan 27, 2009 7:31 am

Një zbulim i fundit do të sjellë kompjutera më të shpejtë



Studiuesit e KTH-së (Shkollës së Lartë Mbretërore Teknike të Stokholmit, Suedi) kanë bërë një zbulim udhëçelës i cili do të gjejë zbatim në mbarë botën për sa ka të bëjë me shpejtësinë dhe madhësinë e kompjuterave.



- Kjo është gjëja më e madhe që ka ndodhur pas shpikjes së tranzistorit, thotë drejtori Anders Flodström.

Kompjuterat do të bëhen në thelb më të vegjël dhe më të shpejtë.

- Për të herë të parë gjendet tashmë një material që është njëkohësisht gjysmëpërçues dhe ka veti magnetike në temperaturën e dhomës, thotë Venkat Rao, profesor në fizikën teknike dhe materiale.

Në udhëheqjen e tij ka arritur grupi i studiuesve të KTH-së të marrë stafetën e garës ndërkombëtare mbi teknikën e së nesërmes.

Studiues nga e gjithë bota kanë kërkuar me vite "tranzistorin e polarizuar". Por ky ka egzistuar vetëm në laborator në temperatura tepër të ulta. Në dimrin që shkoi u arrit në gjykimin se temperatura -101 gradë Celsius ishte ajo më e larta në mënyrë që të funksiononte eksperimenti.

Tani studiuesit nga KTH dhe Universiteti i Uppsala's Suedi kanë arritur të gjejnë një përzierje - zinkoksid me shtuarje mangani - që bën të mundur ekzistencën e tranzistorit të polarizuar në temperaturën e dhomës. Njëkohësisht bëhet i mundur edhe prodhimi i tij në masë.

Zbulimi bazohet në vetinë e elektroneve të ashtuquajtur 'spin' (dredhje e vijës së rrjedhës pas pikave të poleve magnetike). P.sh. magnetizmi në hekur vjen nga kjo dukuri. Kjo dredhje ka njëfarë drejtimi i cili mund të përdoret si mbartës i të dhënave në midis të tjerash një kompjuter. Parashikohet se kjo teknikë e cila quhet spintronikë do të zëvendësojë një pjesë të madhe të teknikës së sotshme.

Grupit të studiuesve iu desh 3 vjet për të arritur në këtë zbulim. Tani pritet një vërshim shkencëtarësh tek KTH. Ky zbulim do të botohet në numrin e tetorit të revistës Nature Materials.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi