Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestime të reja, në pranga ish-komandantë të UÇK-së

Shko poshtë

Arrestime të reja, në pranga ish-komandantë të UÇK-së Empty Arrestime të reja, në pranga ish-komandantë të UÇK-së

Mesazh nga enes Sun Nov 09, 2008 2:20 am

Arrestime të reja, në pranga ish-komandantë të UÇK-së 8019
Gjatë një aksioni policor mbrëmë në Shkup janë arrestuar Miftar Islami-Tali dhe Bekim Dardhishta, ish-komandantë të UÇK-së.

Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje për këto arrestime, që siç bëhet e ditur janë pjesë e një aksioni të gjërë.

Ndërkohë, familjarë të Miftar Islamit, ish-komandant Talit theksuan se ai ishte arrestuar mbrëmë në afërsi të shtëpisë së tij dhe që më pas e tërë shtëpia është bastisur.

"Ka pasur bastisje në shtëpi nga forca të shumta të policisë, që ndërhynë pa paralajmërim. Nga kjo janë shqetësuar edhe fëmijët e vegjël të kësaj familje", theksoi një familjar i Miftar Islamit për agjencinë e lajmeve INA.

Po ashtu bëhet e ditur në shtëpinë e Miftar Islamit, policia nuk kanë gjetur asgjë.

Miftar Islami menjëherë pas konfliktit të vitit 2001 i është kthyer jetës normale dhe familjare.

Familjarët e Bekim Dardhishtës gjithashtu theksuan se janë të shqetësuar nga ndërhyrja e policisë. "Policia hyri, kërkoi armë dhe gjeti vetëm një pushkë ajrore, një karikator të pistoletës dhe fotografi të luftës. Nuk e dijmë përse është arrestuar", theksoi Nezir Dardhishta.

Pjestarët e dy familjeve njoftojnë se kanë informuar edhe partinë shqiptare në pushtet Bashkimin Demokratik për Integrim, e cila ende nuk ka dhënë ndonjë reagim pulbik.[b]
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi