Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE përgatit ligjin për blerje online

Shko poshtë

BE përgatit ligjin për blerje online Empty BE përgatit ligjin për blerje online

Mesazh nga Benjamin Sat Oct 25, 2008 2:43 pm

BE përgatit ligjin për blerje online 7643
Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse një e treta e banorëve të shteteve anëtare të BE-së blejnë online, mirëpo vetëm 30 milionë prej tyre, në këtë mënyrë blejnë kur ndodhen jashtë shtetit të tyre.

Për ta ndryshuar këtë shprehi, Komisioni Evropian planifikon hartimin e një ligji të veçantë, që do të mbulonte vetëm ketë problematikë.

Komisioni Evropian ka propozuar një mori rregulloresh që mbrojnë blerjen online, ndërsa kanë për qëllim që këtë blerje të bëjë më të sigurt, më të thjeshtë, dhe më tërheqëse për blerësit.

Në këtë mënyrë po ashtu mendohet të zgjerohet tregu i blerjes, dhe që konsumatorët mos të lidhen vetëm me shërbyesit e blerjes online në shtetin e tyre. Me një fjalë, në këtë mënyrë synohet të hiqen kufijtë dhe të rritet e gjithë e-tregtia brenda Bashkimit Evropian.

Rregulloret e propozuara definojnë qartë informatat për prodhimet e caktuara, çmimin e tyre, shpenzimet eventuale shtesë gjatë blerjes, mbrojtjen e konsumatorit në rast se shitësi nuk i furnizon me mallin e paguar, dhe shërbimin e kthimit të mallit, afatet e garantuara dhe të tjera.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
BE përgatit ligjin për blerje online Left_bar_bleue0/0BE përgatit ligjin për blerje online Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi