Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministri Yagcilar shteteve arabe: Ndjekni shembullin e Turqisë

Shko poshtë

Ministri Yagcilar shteteve arabe: Ndjekni shembullin e Turqisë Empty Ministri Yagcilar shteteve arabe: Ndjekni shembullin e Turqisë

Mesazh nga Benjamin Sat Oct 25, 2008 3:44 am

Ministri Yagcilar shteteve arabe: Ndjekni shembullin e Turqisë 7817
Mahir Yagcilar, Ministri i MPH-ës, po merrë pjesë në Kongresin e XII Ndërkombëtar të Biznesit në Stamboll


Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar morri pjesë në Kongresin e XII Ndërkombëtar të Biznesit (IBF) si dhe në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë (MUSIAD), që po mbahen në Stamboll, prej datës 22-25 tetor, që u organizuan nën patronatin e Kryeministrit të Turqisë z. Rexhep Taip Erdogan. Gjatë këtyre ditëve ministri Yagcilar zhvilloi takime bilaterale me ministrat e shteteve arabe, ku u diskutua për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në seancën plenare të atij Kongresi, ministri Yagcilar, paraqiti gjendjen ekonomike, sistemin e tarifave fiskale si dhe mundësitë për investime në Republikën e Kosovës, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe atë të turizmit.

Gjatë takimeve të shumta që pati me ministrat e shteteve arabe, ministri Yagcilar, kërkoi nga ata njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës dhe njëherit kërkoi që shtetet arabe ta ndjekin shembullin e Republikës së Turqisë në raport me Republikën e Kosovës, si në marrëdhëniet ekonomike ashtu edhe atyre politike.

Takime të veçanta , ministri Yagcilar pati edhe me kryeministrin e Republikës së Turqisë z. Rexhep Taip Erdogan, ndërsa gjatë darkës zyrtare u takua edhe me Kryetarin e Republikës së Turqisë z. Abdullah Gyl dhe me ministrat nga shtetet islamike dhe ata të Turqisë.

Në Forumin për Biznes(IBF), kanë marrë pjesë edhe 17 biznesmen nga Kosova, pjesëmarrjen e të cilëve e mundësoi Oda Turko-Kosovare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për informim pranë MMPH.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Ministri Yagcilar shteteve arabe: Ndjekni shembullin e Turqisë Left_bar_bleue0/0Ministri Yagcilar shteteve arabe: Ndjekni shembullin e Turqisë Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi