Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA, indiferente ndaj ushtrise ruse

Shko poshtë

SHBA, indiferente ndaj ushtrise ruse Empty SHBA, indiferente ndaj ushtrise ruse

Mesazh nga Benjamin Thu Oct 23, 2008 11:37 am

SHBA, indiferente ndaj ushtrise ruse 7778
Edhe pse Kremlini nuk le rast pa i kujtuar botes se ne nje menyre apo tjetren synon fuqine e dikurshme ushtarake te Bashkimit Sovjetik, ende mungon nje qendrim zyrtar lidhur me kete nga Uashingtoni.

Gazeta "New York Times" shkruan se analistet amerikane po e nenvleftesojne aktivitetin e fundit ushtarak te Moskes.

Nje stervitje e permasave te pazakonta dislokoi mijera trupa, tanke dhe avione ne te 11-te zonat kohore qe perfshin territori rus. Me nje finale te ashper, hedhjen e tri raketave balistike qe mund te mbajne testata nukleare, stervitja "Stabilitet 2008" perfshiu manovrat me masive ushtarake qe pas renies se Bashkimit Sovjetik, shkruan "NYT".

Dhe serish ne Pentagon nuk pati reagime. Por vetem zyrtare qe flasin te mbrojtur nga anonimati, thone per gazeten se jane mesuar me deklarata te ekzagjeruara.

Edhe nje fjalim i presidentit Medvedev per te shtuar buxhetin deri ne 1.3 trilione rubla, ose 50 miliarde dollare, u interpretua si ceshtje e brendshme pa shume themel.

Analistet vene ne dukje problemet me korrupsionin ne ushtri dhe faktin se jo me kot ne krye te dikasterit te Mbrojtjes u emerua nje ekspert financash. Ata rikujtojne se si ushtria per te cilen Kremlini ka sot nostalgji u rrenua nga ambicjet e medha perballe nje ekonomie te kalcifikuar.

Te njejtat arsye mund te kufizojne sot fare mire Medvedevin e Putinin, me nje cmim nafte qe po bie perdite e me shume. Ajo qe vleresohet eshte se te pakten lidershipi rus ka rizbuluar postulatin e vjeter: nuk ka politike te jashtme pa nje ushtri te besueshme.

Kjo vertetohet edhe te paralajmerimi i veteraneve amerikane te ceshtjeve sovjetike, se Rusia do ta shfrytezoje ringjalljen ushtarake per te ushtruar presion mbi ish-republikat sovjetike ne ate qe e konsideron sferen e vet te ndikimit.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
SHBA, indiferente ndaj ushtrise ruse Left_bar_bleue0/0SHBA, indiferente ndaj ushtrise ruse Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi