Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Al Kaeda: Mbështesim zgjedhjen e McCain

Shko poshtë

Al Kaeda: Mbështesim zgjedhjen e McCain Empty Al Kaeda: Mbështesim zgjedhjen e McCain

Mesazh nga Benjamin Thu Oct 23, 2008 11:36 am

Al Kaeda: Mbështesim zgjedhjen e McCain 7793
Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon çudinë e radhës.



Pas publikimit të disa e-maileve që pretendohej se McCain ia kishte dërguar ambasadorit rus, tashmë është Al Kaeda që përmes një mesazhi në internet, është rreshtuar në mbështetje të McCain, duke argumentuar se ai ështe presidenti ideal për të vazhduar luftrat.

Sipas Al Kaedes, ardhja e McCain në pushtet ndihmon vazhdimin e luftës në Afganistan dhe Irak që nuk është gjë tjetër veçse rrënim ekonomik dhe ushtarak i Amerikës.

Sipas mesazhit, McCain është më i predispozuar mes dy kandidatëve për te vazhduar politiken e dështuar të presidentit, Xhorxh Bush.

Madje në mesazh thuhet se para zgjedhjeve do të ketë nje sulm terrorist.

Ndërkohë Al Kaeda në atë që shkruhet duket e kënaqur për krizen financiare që ka pllakosur SHBA-të, pasi kjo është pasojë e politikave të dështuara të presidentit Bush.

Ky mesazh ishte interesant për kohën që erdhi por edhe për faktin se prej muajsh nuk kishte patur asnjë sinjal prej tyre.

Nga kampi republikan i kandidatit McCain nuk ka ardhur asnjë reagim për këtë mesazh.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Al Kaeda: Mbështesim zgjedhjen e McCain Left_bar_bleue0/0Al Kaeda: Mbështesim zgjedhjen e McCain Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi