Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpërblimet për Portugalinë trazojnë Kombëtaren

Shko poshtë

Shpërblimet për Portugalinë trazojnë Kombëtaren Empty Shpërblimet për Portugalinë trazojnë Kombëtaren

Mesazh nga Benjamin Thu Oct 23, 2008 11:19 am

Shpërblimet për Portugalinë trazojnë Kombëtaren 7676
Portugalia vlen vetëm 50 mijë euro. Ky është përfundimi që ka arritur Federata Shqiptare e Futbollit për sa i përket shpërblimeve që do t'u jepen lojtarëve të Kombëtares për barazimin historik 0-0 në Braga ndaj luzitanëve.

Por e veçanta është se ata do të ndahen nga një futbollist, gjë e cila, duke iu referuar precedencës, mund të shkaktojë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes së kuqezinjve mes vetë lojtarëve.

50 mijë euro

Futbollistët e Kombëtares do të shpërblehen me 50000 euro në total për barazimin 0-0 në Portugali, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010 në Grupin 1.

Vendimi është marrë dje nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të federatës në internet, në të cilën, për çudi, nuk është publikuar shifra.

Kjo krijoi jo pak kaos, pasi burime pranë institucionit të futbollit në fillim thanë se "lojtarët do të marrin nga 3000 euro".

Por më pas, po ky burim, saktësoi se shifra totale që do të jepet për barazimin ndaj luzitanëve në Bragë "do të jetë 50000 euro".

Ndarja

Ky vendim ka hedhur poshtë atë që ishte publikuar në shtyp ditët e fundit në lidhje me shpërblimin "në formë pakete për ndeshjen ndaj Portugalisë, bashkë me dy fitoret e kërkuara në ndeshjet e ardhshme ndaj Maltës dhe Hungarisë, shumë e cila kapte shifrën e 15 mijë eurove për lojtar.

Megjithatë, mënyra aktuale e zgjedhur për ndarjen e shpërblimeve do të jetë e veçantë. Kjo për faktin se do të jetë një nga futbollistët ai që do të përcaktojë se sa i takon secilit lojtar.

Këtë e konfirmoi edhe burimi ynë ("lojtarët do t'i ndajnë mes tyre si ta shikojnë të arsyeshme"), i cili më pas bëri të njohur edhe emrin e "llogaritarit" të Kombëtares në rastin e shpërblimeve. Ai do të jetë kapiteni i përfaqësues sonë, Altin Lala.

Precedenti

Ndarja e shpërblimeve nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kombëtares, i cili llogarit se sa do të përfitojë "X" apo "Y" futbollist për paraqitjen që ka bërë në ndeshjen përkatëse, nuk është një metodë e re për Kombëtaren tonë.

Një precedent të tillë e gjejmë rreth 10 vite më parë, në periudhën 1999-2002, kur përfaqësuesen kuqezi e drejtonte trajneri i njohur Medin Zhega.

Por nëse rikthehemi pak në kohë, kjo metodë ka sjellë jo rrallëherë pakënaqësi në radhët e futbollistëve në dhomat e zhveshjes. Deri para vendimit të djeshëm, shpërblimet i ndante vetë Komiteti Ekzekutiv apo drejtuesit e lartë të FSHF-së. Gjithçka bëhej në bazë të minutave të aktivizimit.

Asambleja

Në Komitet u miratuan edhe thirrja e Asamblesë së Zakonshme Vjetore të FSHF-së më 12 nëntor, në orën 09:00 në Tiranë. Në rendin e ditës ishte parashikuar dhe kërkesa (në mënyrë të përkohshme) e klubit Luz i Vogël për të qenë anëtar i FSHF-së.

U dha leja që Luzi i Vogël të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë në 2008-2009, vetëm pasi të jepet leja nga të gjitha klubet pjesëmarrëse në këtë kategori.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Shpërblimet për Portugalinë trazojnë Kombëtaren Left_bar_bleue0/0Shpërblimet për Portugalinë trazojnë Kombëtaren Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi