Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Motorola përgatit celularin e vet me Android

Shko poshtë

Motorola përgatit celularin e vet me Android Empty Motorola përgatit celularin e vet me Android

Mesazh nga Emir Thu Oct 23, 2008 10:55 am

Motorola përgatit celularin e vet me Android F.1020142237753_m

Në tentim për të shpëtuar prodhimin e telefonave të tij celularë, Motorola është duke përgatitur pajisjen e cila do të jetë e përshtatur për tu lidhur me rrjete të ndryshme shoqërore siç janë Facebook e MySpace, derisa si sistem operativ do të përdorë atë Android nga Google.
Bota ende është duke pritur të shoh dhe të provojë celularin e parë me Android i cili do të duhej të fillonte të shitet këtë javë nga T-Mobile G1. Mirëpo ‘imtësia’ sikur ajo që përdoruesit kurrë se kanë parë Androidin, nuk e ka ndaluar që aktualisht të jetë më sistemi më i eksponuar operativ për celularë në media. Padyshim që këtë dëshiron ta shfrytëzojë edhe Motorola duke paralajmëruar përpunimin e pajisjes së vet të bazuar pikërisht në Android.


Pajisja deri më tani e paemëruar të cilën Motorola e paralajmëron do të duhej të përfundohej kah mesi i vitit të ardhshëm, por qysh tani dihet se do të jetë një celular me ekran të madh të ndjeshëm në prekje sistemi operativ dhe ergonomia e të cilit do të përshtatet veçanërisht për faqet e internetit siç janë Facebook e MySpace.

www.motorola.com
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi